Sali Berisha do të mbledhë në orën 19:00 kryesinë e PD se Rithemeluar. Panorama TV mëson se Berisha do të mbledhë kryesinë për të diskutuar për aksionin opozitar dhe protestat.
Kujtojmë që prej publikimit të skandalit të McGonigal opozita akuzon kryeministrin Rama se ka korruptuar zyrtarin e lartë të FBI-së.
Pas këtij skandali, Kreu i PD, Sali Berisha ka thënë se tashmë aksioni i opozitës ka hyrë në fazën finale, që sic e konsideron ai është largimi i kryeministrit Rama.
Berisha herë pas herë ka artikuluar se shumë shpejt do të organizohen protesta.