BallinaKultureDy fjalë për “Rikthimin” e Entela Kasit/Nga Ahmet Prençi

Dy fjalë për “Rikthimin” e Entela Kasit/Nga Ahmet Prençi

spot_img
spot_img
Nga Ahmet Prençi
– Koha që jetojmë ka qenë dhe është e trazuar me momente shumë tronditëse. Kjo periudhë na ka tejmbushur me ngjarje të mëdha dhe rrënqethëse. Shumë prej tyre flejnë në harresë.
Romani “Rikthimi” vjen si ripërmendje e një kohe të kaluar, që ne e kemi jetuar në mënyrë tronditëse. Shkrimtarja Entela Kasi na shfaqet në këtë roman si një kronikane e ngjarjeve të rëndësishme. Ajo na nxit me artin e bukur të të shkruarit, të sjellim në kujtesë ato momente fatale, tragjike dhe historike që kanë ndodhur në epokën tonë.
Teksti i romanit është një rrëfim letrar i mrekullueshëm. Janë ngjarje historike të para imët dhe të trajtuara bukur artistikisht. Autorja na paraqet mjeshtërisht një vëzhgim dhe analizë të mrekullueshme ngjarjesh dhe njerzish në rrafshin filozofik e njerëzor. Një roman me personazhe, gjeografi dhe kultura të larmishme, i sjellë me një stil brilant. Episodet e krimeve të rënda kundër njerzve të pafajshëm, që përshkruhen në këtë libër, ndonse ndodhin në vende të ndryshme, me religjione të tjetërllojshme, lëndojnë njëlloj. Dhembin shumë.
“Rikthimi” përmban një gjuhë të pasur dhe të bukur. Lexohet me një frymë. Një prozë që nuk i mungon aroma poetike. Ernesto Sabato shkruante se “ …Kjo jetë është një largim i vazhdueshëm”, ndaj lexojeni këtë roman për t’u rikthyer në kujtesën e gjërave të hidhura që s’duhet, por mund t’i kemi harruar.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular