BallinaKryesoreBerisha njofton datën e protestës kombëtare: Të gjithë para Kryeministrisë

Berisha njofton datën e protestës kombëtare: Të gjithë para Kryeministrisë

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike ka njoftuar datën e protestës kombëtare, që do të mbahet në kuadër të aksionit opozitar ndaj ngjarjeve të fundit dhe përfshirjes së kryeministrit Edi Rama në skandalin McGonigal

Kryedemokrati i bëri thirrje shqiptarëve të vërshojnë drejt Kryeministrisë, ndërsa njoftoi se protesta do të nisë në orën 12:00.

Ai i ka bërë thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit të bashkohen kundër regjimit i cili i detyron qytetarët të largohen nga vendi.

“Koha që opozita të flasë deri në largimin e këtij turpi, i njeriut që s’ka normë, moral, nder. Në 11 shkurt Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ndërsa Tirana vërshon në rrugë e sheshe në një protestë kombëtare që nuk e ka parë vendi ndonjëherë. Unë ftoj çdo shqiptar në Shqipëri e kudo që ndodhet, të bashkohemi në këtë protestë kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më çnjerëzore duke i vjedhur në mënyrë të mëshirë duke i përzënë nga vendi. Sillet duke rekrutuar mafiozë nga vende të tjera në luftën kundër opozitës për të mbajtur pushtetin. Beteja do të jetë e fitores së opozitës shqiptare. Rama është i pashpresë. Duhet të largohet një ditë e më parë. Opozita e tëra në këmbë deri në fitoren përfundimtare ndaj armikut të egër të qenies së saj dhe identiteti të shqiptarëve.

 

 

Në orën 12:00 para Kryeministrisë! Shqipëria do vërshojë drejt Tiranës”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular