BallinaAktualitetÇështja “McGonigal”, gazetari: SHBA do i përdorë provat kundër Ramës

Çështja “McGonigal”, gazetari: SHBA do i përdorë provat kundër Ramës

Gazetari Denis Dyrnjaja thotë se SHBA do i përdorë provat që ka kundër kryeministrit Edi Rama, në lidhje me skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Në një intervistë për Euronews Albania, Dyrnjaja u shpreh se amerikanët do e përdorin këtë kur ta gjykojnë të arsyeshme që Rama nuk duhet të jetë më në pushtet.

Sipas tij, në SHBA i kanë të gjitha provat por nuk kanë vendosur që t’i bëjnë ende publike.

“Ne duhet të merremi me Ramën sot dhe pozitën që ka Rama në raport me këtë gjë: pra, Rama është apo nuk është i implikuar?! Unë them kështu: amerikanët e kanë kapur Ramën me presh në dorë dhe do t’ia përdorin këtë histori në një moment që ata do ta gjykojnë të arsyeshme se Rama nuk duhet të jetë më në pushtet.

Kjo është logjika që unë kam. I kanë të gjitha provat, nuk do të na i bëjnë të ditura, është mënyra e tyre se si do ta luajnë lojën. Ata do t’i përdorin një ditë provat që i kanë në raport me Ramën”, theksoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular