BallinaOP EDÇfarë e shtyn zotin Kryeministër drejt PPP-ve

Çfarë e shtyn zotin Kryeministër drejt PPP-ve

spot_img
spot_img

Nga Kleo Kostenja

Seancat parlamentare,  përveç teatrit të përjavshëm të kryeministrit me “opozitën e re”, që stekën e debatitmund ta ngrejë deri te përllogaritja e kostossë teritalit, ishte një këmbanë alarmi për të ardhmen e ekonomisëshqiptare.Dje u risoll në vemendje teza e PPP-ve dhe u rizgjua paketa 1 miliard euro. Një paketë investimeshnë infrastrukturë,e cilado ti japidorën e fundit ekonomisëshqiptare drejt humnerës. PPP-të për të gjithëata që nuk kanë informacion, janë një formë prokurimi kur një kontraktor merr përsipër realizimin dhe financimin e njëvepre të caktuar dhe e mirëmban për një periudhe kohe15-35 vjet. PPP eshte nje forme prokurimi qe aplikohet për vepra strategjike, të cilat parashikohen të kenë një impakt të konsiderueshëm në ekonomi dhe shteti nuk ka burime te mjaftueshme financiare për të mbuluar kostot e investimit.Gjithashtu shteti duhet të ketë një nevojë të pashmangshme për të trasferuar rreziqet e projektit. Projektet e paketës 1 miliard euro jo vetëm që nuk kanë për qëllim transferimin e ndonjë rreziku specifik që lidhet me realizimin e projekteve, por gjithashtu vijnë si propozime nga sektori privat e jo si një nevojë e shtetit shqiptar. Gjithashtu, nisur dhe nga fakti që për asnjënga PPP-të e propozuara nuk ka ndonjë studim apo raport që ti klasifikojë si investime strategjike, natyrshëm lind pyetja: Çfarë e shtyn zotin Kryeministër drejt PPP-ve?

Çfarë e shtyn zotin Kryeministër drejt PPP-ve, kur raporti Special i Komisionit Europian nëNëntor të vitit që shkoi, mbështet faktin, që përfitimet potenciale të PPP-ve në shumicën e rasteve nuk arrihen dhe më e rëndësishmja nuk jane eficiente, efektive dhe ekonomike.Gjithashtu, u identifikua fakti që zakonisht këto projekte mbartin kosto të fshehura dhe janë të ekspozuara ndaj vonesave dhe rritjes artificiale të kostos.

Çfarë e shtyn zotin Kryeministër drejt PPP-ve, kur raporti iZyrës Kombëtare të Auditit Britanik i cilësoi PPP/PFI-të si një katastrofëekonomike dhe shpërdorim i parave të taksapaguesve. Në të njëjtën gjuhë foli dhe Thesari i Shtetit Britanik,i cili nënvizoi faktin që PPP-të nuk prodhojnëvlere per parane e investuar. Në bazëtë këtyre raporteve, qeveria britanike ka pezulluar PPP-të e planifikuara duke lejuar 0 buxhet për PPP-të dhe pas një eksperience 30 vjeçare përsëri po merret me rishikimin e legjislacionit.

Çfarë e shtyn zotin Kryeministër drejt PPP-ve, kur në Shqipëri kaboshllëqe te konsiderueshme nëlegjislacionin e prokurimit publik dhe mungesë të burimeve njerëzore për tëpërballuar kontratat PPP. Eksperienca e shtetit shqipëtar në këtë metodë prokurimi është elementare dhe për pasojëka mungesë të njëstrategjie dhe strukturimi institucional për të menaxhuar projektet PPP.Kjo shihet qartë dhe në negocimin e kontratës Balldren-Milot ku vlera u rrit me 32% gjatë fazës së negocimit. Ashtu si u pa qartë dhe deshtimi me sukeses i negociatave te PPP Thumane-Kashar.

Çfarë e shtyn zotin Kryeministër drejt PPP-ve, kur kompania propozuese për rrugën Balldren- Milot pretendon të investojë një shumë prej afro 295 milionë eurosh, ndërkohë që vlera e kompanisë sot përfshirë asetet nuk i kalon 17 milionë euro. Në rastin më të mirë kompania do të përdorë bankat për të financuar projektin dhe shteti shqiptar do të përdoret si garanci. Po perse duhet shteti shqiptar të dalë garant për financimine një projekti me normë interesi mbi 5%,  kur mund ta marrë vetë financimin me një normëinteresi disa herëmë të vogël.  Në rastin më të keq ky investim do të kthehet në një lavatriçe për paratë e përfituara në rrugë të paligjshme.

Çfarë e shtyn Kryeministrin drejt PPP-ve, kur kostoja e rrugës dhe mirëmbajtes është disa herë më e shtrenjtë në krahasim me format tradicionale të prokurimit publik. Një raport i publikuar nga Zyra e Auditit Britaniktregon qe në shumicën e rasteve projektet PPP kanë rezultuar më të kushtueshme se ato të realizuara me forma alternative prokurimi.Mbështeturkjodhe nga Plani i veprimit 2016-2020, ku qeveria shqiptare me asistencën e Bankës Botërore kishte planifikuar ndërtimin e këtij aksi me një kosto prej vetëm 6 milionë eurosh për kilometër në krahasim me 15 milionë euro për kilometër qëështë tenderuar sot.

Arsyet që e shtyjnë kryeministrin mund të jenë tëshumta. Mund të jenë fitimet marramendëse të miqve të tij pa ndërmarrë asnjë lloj rreziku dhe sigurimi i një biznesi fitimprurës disa vjeçar në kurriz të shqiptarëve. Ashtu dhe siç mund të jetë pastrimi i parave të pista dhe përgatitja për zgjedhjet e parakohshme. Për të mos u marrë shumë me arsyet e kryeministrit duhet të merremi mëshumë me arsyet pse duhet ndaluarmenjëherë kjo çmenduri. Cmenduria e një piktori që e mendon shtetin si telajoku mund të shkarravisë.

Për një periudhë 15-35 vjeçare, në varësi të kontratës kompanitë që kanë propozuar PPP-të do të fusin duart çdo vit në buxhetin e shtetit. Fakti, që këto projekte janë të propozuara nga sektori privat dhe të prokuruara me negocim tëdrejtpërdrejtë,ka asgjësuar çdo mundësi për garë dhe kanëcënuar interesin e takspaguesve shqipëtarë.

Prokurimi i PPP-venë Shqipëri ka mungesa tëanalizavecilësore dhe sasiore tëcilat do tërrisnin transparencën dhe do tëqartësonin pozicionin e këtyre PPP-ve në krahasim me prokurimin tradicional publik. Në një vend normal, përpara se qeveria të vendosë të përdorë PPP-të duhet të justifikojë dhe të provojë qëkjo është mënyra mëe përshtatshme për realizimin e projektit. NëEuropëdhe Britani përdoret kryesisht ai që quhet ‘Krahasuesi i sektorit publik’, i cili krahason mënyrat e ndryshme të prokurimit.

Problemi tjetër kryesor,është që me miratimin e këtyre kontratave në parlament,shteti shqiptar mund të bëjë zgjidhjen e kontratave vetëm në arbitrazh ndërkombëtar ku përgjigja me shumë gjasa do tëjetë si ajo e çështjes Becchetti ku shteti shqiptar tanimëi detyrohet një kompanie një shifër që i tejkalon 140 milionë euro.

Debati në ditët e sotme është i përqendruar te zgjedhjet dhe ndryshimii sistemit zgjedhor. Por duhet patyr parasysh qe lidhja e këtyre kontratave do e çojë ekonominë drejt humnerës dhe pavarësishtçfarë sistemi do të kemi dhe pavarësisht kush do ti ketë frenat e pushtetit në dorë, shteti shqiptar do të jetë i detyruar të zbatojëkëto kontrata,sado qesharake e korruptiveqofshin ato. Prandaj, le ti parandalojmë përpara se të jetë shumë vonë!

*Kleo Kostenja është diplomuar në Londër dhe ka mbrojtur temën e diplomës me një tezë për Partneritetin Publik Privat.

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular