BallinaKryesore“Jemi vonë! Koha është për mendim politik”

“Jemi vonë! Koha është për mendim politik”

Nga Ardit Gjinali
“Republika e tyre”…u trondit thellë, të tillë e quajnë , mendësia e tyre e konsideron të tillë …veprimi i tyre politik dhe institucional uzurpoi secilën qelizë shtetërore të së njëjtës…vullneti i tyre mbetet vazhdueshmërisht i pandryshuar për të formësuar konceptin e një Republike të zbrazur territorialisht dhe intelektualisht.
E quajtën “Zhurmë” duke u rrekur të gërrmonin në përrenjtë me ujë të munguar të së nën-ndërgjegjshmes dhe për të thirrur të tillën “Zhurmë” që ishte kolona e palavdishme zanore e fushatave zgjedhore lokale, të tilla fushata lokale që hidhnin themelet e ndërtimit të ngrehinës apolitike që do të jetësonte autokracinë kombëtare….e njëjta që po e përjetojmë ditë pas dite ku vesi lokal është shndërruar në mëkat kombëtar.
Shpotia mbi zhurmën u fabrikua me vërtik sahanëve të pangopësisë së propagandës; me të njëtin vërtik , ishte dhe pritshmëria për largimin e zhurmës njëjtë si çudia…e tilla sfidoi këtë të fundit dhe për çudi të ansamblit të së pavërtetës qeverisëse , e quajtura zhurmë po vijon duke u shndërrua në një oshëtimë buçitëse për veshët e dyllosur pushtet-ushtrues, të tillë veshë që nuk pranonin të dëgjonin secilën fjalë që thërriste kutërbimin më shumë se politik anë e kënd Republikës sonë të palavdishme.
Shqipëria politike nuk është më e njëjta, vijimi do të jetë i njëjtë në aspektin e ndryshueshmërisë në dinamikat që do të shenjojnë të nesërmen politike, një e nesërme asfare e konsideruar si një nocion i thjeshtë kohor.
Dinamika e së nesërmes politike nuk fton për një entuziazëm të paarsyeshëm mbi fatin e mundshëm politik të një individi përfshirë dhe atë të KryeKreut…aktualiteti i sotëm politik thërret një reflektim tërësor përmes veprimit të arsyeshëm që jetësohet nga një mendim politik i thelluar; – i tilli mendim që kërkon arsye të shëndoshë, mendje të ftohtë, emocionalitet të munguar, ndjesi nostalgjie të anashkaluara…kërkon akte të forta koherence që do të zgjonin besimin e munguar të një shoqërie të drobitur nën thundrrën e regjimit të “Republikës së tyre”.
Nuk ka asfare vend për hare me kohë të përcaktuar dhe as për të njëjtin gëzim që zgjat në kohë njëjtë me buzëqeshjen mirësjellëse….gjoks-rrahja përkrenuese e të mbështeturit në të ashtuquajturat “forcat tona” nuk mund të jetë identifikimi ndaj një ndodhie dramatike, zbulimi i së cilës nuk e ka fillesën në këtë vend….thënë shkoqur, afera nuk u zbulua si shkak i ndonjë presioni qytetar apo politik nga ndonjë fluks opozitar…afera u zbulua, po hetohet dhe u publikua nga aktorë apo faktorë përtej atdheut tonë revolucionar dhe përtej vullneteve sovraniste opozitare, gjithashtu.
Mendimi i kthjellët politik dikton thirrjen e arsyes në apel dhe fillimin e përgatitjes mbi një model qeverisës alternativ ndaj ansamblit keqqeverisës që vijon rrugëtimin regresiv përkatësisht në aksin me nisje në babëzi , ndalim në grykësi dhe vijim të pambarimtë në pangopësi; nga ana tjetër, e djathta shqiptare, opozita politike, elita intelektuale që ndjen afërsi ideore dhe përkatësi politike me të djathtën, qytetari i djathtë dhe opozitar në këtë vend….ky enumeracion përkatësie shoqërore dhe politiks në këtë vend duhet të shmangë rrugëtimin në aksin e palavdishëm që fillon me nisje në dëshirë politike, ndalon në emocionalitet dhe përfundon në rrugën e pafundme të nostalgjisë së të djeshmes.
Përtej secilit emocion njerëzor, dinamika politike është mëshirë- munguar dhe vijon ritmin e saj….e djathta politike duhet të jetë në koherencë me ritmin e ri të dinamikës politike të së nesërmes që e ka zanafillën tek bashkëpunimi me aleatët perëndimorë përkatësisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian, nuk mund te kete nje te djathtë të shëndetëshme politikisht nëse mungon origjina fillestare e bashkëpunimit me Perëndimin politik dhe institucional.
Partia Demokratike e Shqipërisë duhet të ri-jetësojë misionin e saj politik përmes një rrugë të re që diktohet nga dinamikat e së nesërmes politike të afërt….nëse misioni nuk ri-dimensionohet, mbetet rreziku për të djathtën politike dhe vendin në tërësi të një rotacioni politik brenda spektrit të keqqeverisjes që do të shuante frymën e ndryshimit në këtë vend.
Koha nuk është për eufori politike, por për mendim të thelluar politik. Jemi vonë!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular