Më në fund, Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 përballë Moldavisë në ndeshjen eliminatore për Kampionatin Europian.
Në minutën e 65’ ishte Cikalleshi i cili nuk e kishte të vështirë për të shënuar me portën e boshatisur. Ishte Roshi i cili depërtoi bukur në zonë për të shërbyer për “bomberin” kavajas i cili nuk zhgënjeu besimin e trajnerit italian.