Nga Rezenbrik SERJANI
Kryetari i Sektit, projektuesi i shkatërrimit të Vlorës, duke e tjetërsuar atë, ku simbolin e kurorën e xhevahirtë të lavdisë e krenarisë së këtij qyteti të bekuar, Sheshin e Flamurit, me të cilën krenohet Vlora dhe gjithë kombi, e ka kthyer në Sheshin e Asfaltit e Bitumit, ku në qendër nuk ka as “4 Topat”, as Monumentin madhështor të Pavarësisë, por në qendër qëndron një monstër kollonaresh betoni, pararendëse e një terminali autobuzash.
Në postimin e tij të propagandës, kreu i sektit me pompozitet krekoset për rrënimin, shkatërrimin me themel dhe tjetërsimin që i bëri Sheshit të Flamurit, Sheshit te Kombit.
Ai tjetërsim, mbart shkallën më superiore të shëmtisë, projekt i mirëfillte antishqiptar, antikombëtar.Nga Sheshi i Flamurit, nuk ka ngelur asgjë tjetër, përveçse shpifësirës së betontë, që mbart vulën, vizionin dhe firmën e mjeranit kryeministër.
Sheshi i Kombit është kthyer në një shesh bitumi, në një katastrofë urbane, mjedisore, sociale, historike e kulturore.
Ai shëmtim që i është bërë Sheshit të Flamurit, me vulën dhe firmën e Liderit mjeran Global, e kryetarit të sektit, do të hyjë në turpin e historisë, si dëshmia më evidente e baltosjes që i është bërë ndonjëherë historisë.
Në postimin e tij të propagandës ku promovon shkatërrimin e Sheshit të Flamurit, regjia e propagandës nuk ka lën kënd kapje fotosh e filtra pa përdorur për të nxjerrë atë Shesh, por me gjithë tam tamet e përdorura, me çdo zbukurim e filtrim që i kanë bërë, nuk ka asgjë në botë që mbulon shëmtimin, shkatërrimin, tjetërsimin dhe denatyrimin që i është bërë Sheshit të Flamurit.
Ai Shesh, i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë, është i shenjte. Sekti me projektet e shkatërrimit ka shkelur mbi shenjtërinë e atij Sheshi, mallkimi i së cilës do e përndjeki në histori.
Rikthimi i Sheshit të Flamurit në identitet duhet të jetë misioni jonë !
V.O
Kujtojmë se përshpejtimet e përmbylljes së këtij projektshkatërrimi, bëhet për t’u shitur si premtimbajtje fushate nga sekti.Por ai Projekt do e shkatërrojë njëherë e përgjithmonë arrogancën, përbuzjen dhe tjetërsimet që janë bërë nga sekti në kurriz të Vlorës dhe Vlonjatëve !