BallinaAktualitetBota solidarizohet me Turqinë/ Kryeministri grek zotohet ‘me çdo forcë që ka’...

Bota solidarizohet me Turqinë/ Kryeministri grek zotohet ‘me çdo forcë që ka’ për ndihmë

spot_img
spot_img

Kryeministri grek Kiriako Mitsotakis, është zotuar sonte për të dërguar “çdo forcë që ka në dispozicion” në ndihmë të Turqisë pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 7.8 që ka lënë më shumë se 2000 të vdekur në Turqi dhe në Sirinë fqinje.

“Sipas llogaritjeve të mia, duket qartë se po flasim për një tërmet katastrofik, masa e të cilit do të kuptohet vetëm me kalimin e kohës”, tha Mitsotakis.

“Prandaj ne duhet të vendosim në dispozicion të Turqisë çdo forcë që kemi në dispozicion, në varësi të asaj që ata kërkojnë nga ne”.

“Në situata të tilla shqetësimi kryesor është të shpëtojmë sa më shumë njerëz nga rrënojat, dhe kjo është punë për të cilën ne kemi eksperiencë”.

“Do të presim se çfarë pajisjesh, furnizimesh mjekësore, batanije apo tenda Turqia do të kërkojë, në mënyrë që ne t’i dërgojmë”, shtoi kryeministri grek.

Vende nga e gjithë bota kanë nisur tashmë skuadrat e tyre të ndihmës për katastrofën e rëndë në Turqi e Siri, teksa numri viktimave vijon të rritet me kalimin e orëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular