Shoqata Shqiptare e Bankave mori pjesë në konferencën e organizuar nga Autoriteti Kombëtar CESK “Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri”, e cila zhvilloi punimet më 7 shkurt 2023.
Gjatë punimeve të konferencës u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), i cili mundëson bashkëpunimin e të dy palëve në trajtimin e incidenteve kibernetike, përvojat në fushën e sigurisë, trajnime dhe bashkëpunim në kërkim dhe zhvillim.
Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i AAB-së z. Bledar Shella, CFA dhe Drejtor i Përgjithshëm i AKCESK dhe Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa.
Duke falënderuar AAB-në në nivel ekspertize, z. Tafa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me sektorin financiar. Nga ana e tij, z. Shella shprehu vlerësimet e tij për këtë bashkëpunim dhe theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së tij edhe më tej.