Kreu i Kishës Ortodokse ruse, ka punuar si spiun i KGB-së në vitet 1970, thuhet në disa dokumente të deklasifikuara në Zvicër.
Gjatë udhëtimeve turistik në alpe e Zvicrës, patriarku Kirill raportohet se kishte përdorur një postim në Këshillin Botëror të Kishave të Zvicrës në vitin 1971 për të mbledhur informacione për agjencinë famëkeqe të spiunazhit sovjetik, KGB.
Tani një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, presidenti rus dhe gjithashtu një ish-agjent i KGB-së, Kirill, mbërriti në Gjenevë si një 24-vjeçar ambicioz i cili kërkonte të linte shenjën e tij për Bashkimin Sovjetik.
Gjatë Luftës së Ftohtë, feja në BRSS u trajtua me dyshim dhe u përdor kryesisht si një mjet për të promovuar politikat Kremlinit. Klerikëve u kërkohej shpesh të regjistroheshin për t’u bërë agjentë të KGB-së përpara se të lejoheshin të udhëtonin jashtë vendit.
Duke përdorur emrin e koduar ‘Mikhailov’, misioni i Kirill ishte të manipulonte anëtarët e tjerë të këshillit për të kritikuar Shtetet e Bashkuara, sipas gazetave zvicerane Sonntagszeitung dhe Le Matin Dimanche, të cilat citonjnë të dhënat e deklasifikuara të policisë.