BallinaAktualitetCezar Ndreu: Duke rikujtuar historinë e Qendrës Ndërkombëtare për Studimet Shqiptare të...

Cezar Ndreu: Duke rikujtuar historinë e Qendrës Ndërkombëtare për Studimet Shqiptare të Palermos!

Duke Rikujtuar Historine e Q,N,S,Shqipetare te Palermos!
40 Vjetori i Fillimit te veprimtarisë së Qendrës Ndërkombëtare për Studimet Shqiptare (Palermo. 25·26 mars 1985)
Prej datës 25 e 26 mars 1985 u mbajtë, në Palermo, mbledhja akademike prendverore e zakonshme e Qendrës Ndërkombëtare e Studimeve Shqiptare në bashkëpunim me Institutin e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe t’Universitetit të Paler­ mës, kushtue përkujtimit të Rosolino Petrotta: nji arbëresh ndërmjet Besimit e Politikës
Në mengjesin e datës 25 mars, në Horën e Arbëreshve, Shkëlqesa e Tij Emzot Ercole Lupinacci, Peshkop i Eparkisë së Pianës, celebroi nji meshë ku morën pjesë, përveç bashkëshortes së Rozolinit, zonja Giuseppina, e të birit Dr Salvatore me familjen, edhe nji shumicë personalitetesh fetare e civile. Ndër shqiptarë ndodhes­ hin, të ftuem, Prof Martin Camaj me bashkëshorten, Doktoreshën Erika, e Dr Petro Vuçani.
Peshkopi Lupinacci mbajti nji fjalim ku vuni në pah veprimtarinë e Petrotta-s në dobi, jo vetëm t’arbëreshve, por edhe të Atdheut të të Parve.
Mbas meshës, të pranishmit vendosën nji kunorë lulesh në varrin e Petrotës. Mbasdreke, n’orën 17, n’Aula Magna t’Universitetit të Palermës, Kryetari i Qendrës Ndërkombëtare për Studimet Shqiptare, Dr Saverio Li Cauli, duke e shpallun të hapun fillimin e punimeve, shkurtimisht, tregoi jetën e Rozolin Pe­ trottës dhe mbarë veprimtarinë politike e kulturore, qoftë me të vëllaun, Prof Papas Gaetano Petrotta, qoftë edhe në bashkëpunim me Profesorat At Zef Valen­ tini, Ernest Koliqi e Karl Gurakuqi.
Referatën e rastit e mbajti Prof Giuseppe De Grazia. Rosolino Petrotta, pris në sektorin e asistencës sboqnore-sbëndetsore në Siqili. Prof De Grazia tregoi se si ka njof tun vëlleznit Petrotta e si, veçanërisht me Rozolonin, filloi miqsia e bashkëpunimi i sinqertë. Me shprehje të përshtatëshme e me nji njohuni të thellë, tregoi gjithçka arbëreshi Petortta kishte bamun për Siqilinë e, sidomos, kur iu ngarkue detyra e Asesoratit të Shëndetsisë në Qeverinë Krahinore Siçiljane. J anë vepra që ende vijojnë me qenë të përkujtueme e shembull për ata që e vijojnë këte veprimtari.
Ditën e dytë, 26 mars, mbledhjen e kryesonte Prof Antonino Buttita dhe referatën e parë e mbajti Arkimandriti i Abacisë së Grottaferratës P Paolo Gian­ nini. Rosolino Petrotta, pionier i ekumenizmu Oratori, tue qenë se dhe ka qenë i lidhun miqësisht me Petrotën, rnuejti, ma lehtas, me përshkrue veprimtarinë eku­ menike dhe mbarë iniciativat e marruna, sidomos për Kishën arbëreshe e për ruej­ t jen e gjuhës, të zakoneve, të kostumeve e të liturgjisë në gjuhën shqipe. Edhe kush nuk e njifte, erdhi në dijeni përsa ka ba Rozolin Petrotta për gjinden arbë­ reshe e për mbarë Koloninë Italo-shiptare.
Vijoi Deputeti Krahinuer Mario D’Acquisto. Veprimtaria shoqnore e politike e Rozolin Petrotës
Edhe ky Personalitet siçiljan tregoj, në mënyrë të veçantë, veprimtarinë poli­ tike të Petrotës e të bashkëpunimit ndër Qeveritë e ndryshme Krahinore siçiljane ku kanë marrun pjesë e bashkëpunue. Me nji rrjedhim faktesh sukseset e arrijtuna në misionin e tyne për dobinë e përbashkësisë, pa dallim partie e krahine.
Nuk asht lehtë me paraqitun mbarë fjalimet e mbajtuna, por çdokushi që interesohet, do t’i gjejë, me kohë, të botueme në nji vëllim të posaçëm.
Po në këtë seancë, mbas fjalimeve e referatave kryesore, filluen ndërhymjet e të ftuemve. Prof Martin Camaj (Universiteti i Miinchen-i) falenderoi për ftesë
duke shenjue « bashkëpunimin e filluem tash disa vjet ndërmjet të dy Instituteve universitare e vijimi i ty ne sa ma dendun» Pastaj morën fjalën edhe Dr Carmelo Piazza, Ispektor Krahinuer Shëndetsorë; Prof Nunzio Incardona i Universitetit të Palermës, Prof Francesco Bonasera, po i Universitetit të Palermës, shkencat ar që mirret edhe me çash t je albanologjike e ka pasë shk rue edhe në Sbëjzat e Koli­ qit; Prof Francesco Altimari i Universitetit të Kozencës, edhe n’emën të Prof Francesco Solano-s Prof Altimari asht nji Docent i ri për albanologji n’Universi­ tetin e Kozencës, i cili vuni në dukje veprimtarinë e Vëllezënve Petrotta në fushën e studimeve albanologjike e për çashtjen e diasporës, Dr Petro Vuçani, si ish student n’Universitetin e Palermës e i ftuem si «përfaqësues i diasporës shqipta­ re », përmendi jetën universitare e përkrahjen e patun nga Petrotta tue shpresue e tue urue që « triada Rosolino Petrotta (arbëresh), Ernest Koliqi (shqiptar) e Zef Valentini (italjan) të mundet përsëri me u përsëritun e me patun përkrahës a si i paharrueshmi, prof Karl Gurakuqi e të tjerë»
Gjatë dy ditve të punimeve duhet shenjue se salla ka qenë përhera e mbus­ hun e shumë kanë qenë të detyruem me ndejtun në kambë. Referatat e ndërhymjet janë ndjekun me nji vemendje nga mbarë të pranishmit. Në fund, çdokushi mujti me ba pyetje të ndryshme për të patun spiegime e skjarime rreth ndonji problemi. Ky sukses i jashtazakonshëm i këtyne mbledhjeve, patjetër, i detyrohet Prof Antonino G uzzetta-s , person që nuk asht kursye e nuk kursehet, me sakrifica edhe personale, shpeshherë, për të mbajtun naltë e gjallë shpirtin arbnorë e për të ruej­ tun e folun gjithmonë gjuhën e të parve, gjuhën shqipe. Të gjithë duhet t’i jemi mirënjohtës këtij Studjuesi për kujdesin e dashuninë që tregon e ndien për çashtjet shqiptare. Do t’ishte mrekulli sikur shembulli i Guzzetta-s të ndiqe sh nga shumë të tjerë që mirren me studimet shqiptare. Vetëm «zotsia e moskursimi i Prof Guzzetta-s, tash sa vjet, ban të mundëshëm mbledhje e kongrese që mirren me studimet shqiptare. Kjo tregon pasuninë e madhe shpirtnore të tijën dhe kujdesin për të shtue entuziazmin ndër të rijtë për traditat kombëtare»
Shtojmë se mbas mbarimit të punimeve, në mbramjen e 26 marsit, Prof.
Guzzetta shtroi nji darkë madhështore për nji numur të madh të ftuemish. U dha edhe këtu rasti me kalue nji mbramje të paharrueshme e me nji përzemërsi ma se rmqsore.
Mbarë organizimi i punimeve ka qenë kaq i përpikët sa të gjithë kanë mbetun të kënaqun e sinqerisht janë përgëzue me Prof Guzzetta-n.
Korrespondenti
Koha e Jone Nr 7-8-9-vjeti XXIV Korrik -Gusht-Shtator–1985
(Pergatiti,Cezar@Ndreu )
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular