BallinaAktualitetAfera e inceneratorëve, SPAK urdhër-arrest ndërkombëtar për Mirel Mërtirin! Akuzohet për korrupsion

Afera e inceneratorëve, SPAK urdhër-arrest ndërkombëtar për Mirel Mërtirin! Akuzohet për korrupsion

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kë lëshuar urdhër-arrest për biznesmenin Mirel Mërtirin për aferën e inceneratorëve.

Panorama TV mëson se Mërtiri është vënë nën akuzë për korrupsion në skandalin e inceneratorëve. SPAK i ka përcjellë policisë kërkesën për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të biznesmenit.

Lidhur me skandalin e inceneratorëve akuzohen edhe Klodian Zoto e shtetasja Stela Gugallja. Kjo e fundit është ndaluar dy ditë më parë në Austri për verifikim.

Kjo pasi autoritetet shqiptare dërguan në Austri një kërkesë për arrestimin dhe ekstradimin e saj drejt vendit tonë. Tashmë është në dorën e autoriteteve austriake për të vendosur ekstradimin e saj ose jo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular