BallinaAktualitet2 Marsi i Besëlidhjes festë zyrtare?! Alfrida Marku: E kemi kërkuar nga...

2 Marsi i Besëlidhjes festë zyrtare?! Alfrida Marku: E kemi kërkuar nga 2017, mirë që deputeti i PS na kopjon! Bashkia të vendos shtatoren e Skënderbeut

Nga Alfrida Marku
Prej vitit 2017, Bashkia Lezhë i drejtohej zyrtarisht institucioneve qëndrore me kërkesën që 2 Marsi i Besëlidhjes të shpallet ditë feste zyrtare për shqiptarët Kjo kërkesë e përsëritur disa herë, u la në heshtje.
Ndërkohë, në 2019, vendosja e shtatores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti nga Bashkia Lezhë, në sheshin e qytetit në nderim të 2 Marsit, u ndalua në mënyrë arbitrare dhe antikombëtare nga institucionet e Rilindjes.
Më vjen mirë që nismat tona sot po i kopjojnë përfaqësuesit e Rilindjes, me kërkesën e deputetit të qarkut Lezhë E.Ndreca drejtuar Kuvendit që 2 Marsi të shpallet ditë feste zyrtare. Ndonëse e vonuar nga ana e tyre, por më mirë vonë se kurrë, për tu korrigjuar!
I bëj thirrje Bashkisë Lezhë të vendosë shtatoren e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti në sheshin që mban të njejtin emër në Lezhë. Prej vitesh është kërkesë e banorëve të Lezhës, e bërë e mundur me taksat e tyre, por penguar qëllimisht nga interesat politike të Rilindjes.
Besëlidhja e Lezhës  është ngjarja më e rëndësishme historike dhe Lezha një gur i rëndë në themelet e identitetit tonë Kombëtar.
2 Marrsi 1444 dhe Lezha meritojnë vemendjen maksimale dhe kurrsesi s’duhet të dëmtohen nga vendime jo të sinqerta politike.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular