BallinaAktualitetAsosiacioni? Çështje diplomatike , politike apo juridike?

Asosiacioni? Çështje diplomatike , politike apo juridike?

Nga av.Gezim Allaraj
Asosiacioni ? Çështje diplomatike , politike apo juridike ? Pasi kam studiuar dhe interpretuar me kujdes Kushtetutën e Republikës së Kosovës konstatoj se : Kushtetuta nuk lejon në asnjë dispozitë cënim të sovranitetit dhe territorrit . Por a e lejon Asosiacionin ? Patjetër që e lejon sepse komunat kanë të drejtë të organizohen si shoqata qofshin ato serbe apo shqiptare por kush do t’i kontrollojë Aktin e Themelimit dhe Statusin ? Patjetër gjykata . Pra a mund të kalojë gjykata themelore një Status dhe Akt Themelimi antikushtetues ? Absolutisht jo . Dhe nëse gabon Gjykata Themelore nuk mund të gabojë kurrsesi Gjykata Kushtetuese . Procesi dhe vendimarrja duhen monitoruar nga instancat relevante të institucioneve të pavarura Kushtetuese . E keqja buron nga një dokument i vitit 2013 që e ka futur problemin në rrugë të gabuar pra politika ka ushtruar pushtet të gjyqësorit madje me palë një shtet tjetër . Por ky dokument vështirëson bisedimet diplomatike dhe bëhet shkas për sherrnaja pafund . Komunat serbe për të themeluar Asosiacionin sipas të drejtës duhet t’i drejtohen gjykatës dhe jo ta miratojë Ekzekutivi apo Parlamenti dhe në këtë rast prevalon Kushtetuta në hierarkinë e Akteve dhe jo dokumenti i vitit 2013 pra përfundimisht : Politika Aktuale e Kosovës duhet të jetë pro Asosiacionit sipas të drejtës në fuqi : komunat serbe ta themelojnë Asosiacionin në gjykatë dhe kjo nuk është e ndaluar . Nga Themelimi në Gjykatë asgjë nuk do të jetë në kundërshtim me Kushtetutës e Republikës Kosovës dhe s’përbën asnjë rrezik për ardhmërinë . Korniza Kushtetuese garanton plotësisht sovranitetin dhe territorin dhe çdo gjë tjetër , komunat serbe nuk mund të veprojnë jashtë parashikimeve të Akteve Themeluese të Asosiacionit dhe Kushtetutës . Pra Qeveria e Kosovës duhet t’iu thotë ndërkombëtarëve : Asosiacioni të bëhet në rrugë gjyqësore me iniciativën dhe kërkesën e vetë njësive .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular