BallinaKryesoreBiseda me këshilltarin amerikan, Albin Kurti: Diskutuam mbi propozimin e e BE-së,...

Biseda me këshilltarin amerikan, Albin Kurti: Diskutuam mbi propozimin e e BE-së, është bazë e mirë për dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje rreth telefonatës që ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme me këshilltarin amerikan Derek Chollet.

Kurti tha se me Chollet ka diskutuar rëndësinë e ecjes përpara në dialog, bazuar në propozimin e BE-së, të cilin e quajti një “bazë të mirë për bisedime të mëtejshme”.

Kujtojmë se më herët, edhe vetë Chollet ka postuar në Twitter bisedën me Kurtin, duke vlerësuar Kosovën për pranimin e planit franko-gjerman.

“Mbrëmjen e kaluar me Këshilltarin Special Derek Chollet u diskutua për rëndësinë e ecjes përpara në dialog bazuar në propozimin e BE-së, i pranuar si një bazë e mirë për bisedimet e mëtejshme. Si vendi më demokratik në rajon, Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe integrim në BE dhe NATO”, ka shkruar Kurti në Twitter.

“Biseda me Kurtin. Mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja. Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dy vendet”, ka shkruar këshilltari amerikan Derek Chollet në postimin e tij në Twitter.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular