Nita bisedoi me Armaldon lidhur me komentin që ai bëri, i cili tha se Bledi ia ka bërë trurin “dhallë” Nitës dhe Diolës.
Nita e pyeti se në çfarë sensi e ka thënë një gjë të tillë, por Armaldo mohoi se e kishte bërë këtë koment me qëllim negativ.
Maestro u shpreh se, ideja e deklaratës së tij, kishte të bënte me faktin që Bledi ia ka bërë trurin “dhallë” asaj dhe Diolës, me fjalët që ai thotë, që sipas tij, përpiqet t’i “manipuojë” njerëzit.
Ai shtoi se e gjitha ka qenë në kuadër të shakasë, ndërsa i kërkoi ndjesë Nitës për deklaratën e nxituar që ai bëri.
Nita i tha Armaldos se ai kështu shprehet gjithmonë, për tu shmangur nga diskutimi, por sipas tij, nuk ka të bëjë fare.