BallinaLifestyleKejvina e "Big Brother VIP" dhe Kejvina e jetës reale/Modelja i kërkon...

Kejvina e “Big Brother VIP” dhe Kejvina e jetës reale/Modelja i kërkon falje publike Luizit!

spot_img
spot_img

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pak javë më parë, për shkak të dhunës fizike të përdorur brenda shtëpisë në ‘Prime’nga Kejvina drejt Luizit, Vëllai i madh mori vendimin e skualifikimit të Kejvinës nga shtëpia e “BBV2”. Që pas daljes së saj nga shtëpia, Kejvina u distancua plotësisht nga daljet e saj publike dhe madje dhe nga rrjetet sociale.

Para pak minutash ka postuar në rrjetin e saj social Instagram një shkrim ku shprehet se:

Sa herë më duhet të flas për veten, e bëj gjithmonë me autoironi dhe kurrë asnjëherë me pompozitet dhe me mendimin e të qenit një njeri i rëndësishëm. Nuk është e rëndësishme për mua fama, sesa njerëzorja, nuk është i rëndësishëm viraliteti i një videoje, sesa një veprim mirësie i bërë edhe pa e ditur kush, po duke goditur në zemrat e atyre që më kuptojnë, mirëkuptojnë dhe këto ditë kanë qenë të shumtë. Jo që nga dalja ime nga “BBV”, por pas furtunës dhe stuhisë që mu desh të përballoj. Por dua ta nis nga fillimi, këtë sqarim për një temë që do të më shoqërojë gjatë në memorien time dhe në atë të të gjithë shqiptarëve. Kur mora ftesën për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme dhe më të komentuar në Shqipëri isha entuziaste. Entuziaste dhe mirënjohëse për mundësinë që mu dha, që t’i tregoja njerëzve që do të më ndiqni nga shtëpia 24 orë në 24, Kejvinën e vërtetë. Atë vajzën e çiltër, me batutën gati, buzëqeshjen e madhe dhe fjalën e mirë për këdo. Kejvinën e shakave, atë të maskave të fytyrës, po edhe atë të kuzhinës, të enëve e të punëve të përditshme. Ajo që doja të tregoja dhe e tregova deri diku në fillim, është njeriu solar që unë jam. Por rrugëtimi në “BBV” nuk janë vetëm batutat, të qeshurat e lojërat. Aty brenda ka mijëra emocione, ka më shumë lot sesa shfaqen e me shumë energji negative sesa duken në ekranin e vogël të televizorit në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve. E gjatë kohës që Kejvina, nga “Manatia” shoqja e lojërave të Luizit, shndërrohej në “Përbindëshin e dhunshëm” te unë kaluan disa faza, situata të sikletshme të cilat më mbushën, më frynë, më ndikuan dhe më sollën në reagimin e tepruar dhe aspak të hijshëm, për të cilin kam kërkuar falje dhe do kërkoj falje, pasi unë nuk jam rritur në këtë mënyrë. Familja ime është një familje që dashurinë e ka shtyllën bazë të jetës, që fjalën e mirë, përqafimin dhe ndihmën e tjetrit e ka vlerë dhe jo detyrë. Por, Kejvina, ajo e jetës së përditshme, ka edhe nerva, reagon me zë të lartë kundër padrejtësive, e ngre zërin dhe nuk pranon të bëhet palë me asnjë gjë që ajo nuk e konsideron të drejtë. Kejvina e “BBV”, ra pre e një manipulimi, të trupshëm, por unë nuk jam këtu për t’u viktimizuar. Jam për të treguar se si ndjehem dhe se si përshkallëzojë situata. “Big Brother VIP” nuk është formati i lojës që më përshtatet mua. E kam kuptuar me vonesë ndoshta, por kam qenë ende brenda në shtëpi kur kam kërkuar të dal. Unë duhet të dilja nga ajo shtëpi, sepse vendimi im për t’u futur ishte i gabuar. Por për një gjë jam mirënjohëse dhe këtë e them me plot gojën. Kjo eksperiencë më mësoi të njoh njerëzit e vërtetë, të njoh miqtë nga pseudomiqtë, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së “BBV” dhe të rritem. Të kuptoj që jo cdo njeri që buzëqesh, buzëqesh me zemër dhe me qëllime të pastra dhe miqtë e vërtetë janë ata që të vënë në dukje edhe gabimet. Eshtë momenti që unë t’i kërkoj falje njeriut të vetëm që më ka dashur në atë shtëpi dhe është treguar i vërtetë me mua që ditën e parë dhe deri në të fundit. Luiz, për mua je miku i mirë i ditëve të para në shtëpi dhe jam e sigurtë që të dy ne e dimë që do jemi njësoj edhe kur të dalësh jashtë. Shoqëria ime nisi përpara se të niste “kryqëzata” dhe të vazhdojë edhe më mbrapa. Sepse miqtë këtë bëjnë, qeshin, qajnë, bëjnë batuta, shpesh herë bëjnë edhe gabime, por me rëndësi është që t’i kuptojnë dhe të reflektojnë. Dhe jam e sigurtë që ne të dy do jemi gjithmonë miq. E pres në Manati, për drekën e famshme. Ndërkohë, ndjej si detyrim moral t’i kërkoj falje gjithë publikut. Shumë dashuri, Kejvina. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular