Nga Flamur Hoxha
Rrëzuam shtatoren e Enver Hoxhës por bustet e enverëve të vegjël brënda e mes nesh i ruajtëm dhe bashkarisht harruam të shkuarën!
Rrëzuam shtatoren e Enver Hoxhës por bustet e enverëve të vegjël brënda e mes nesh i ruajtëm dhe bashkarisht harruam të shkuarën!
Dita e kujtesës për diktaturën e egër komuniste dhe sistemin e vuajtjes e persekutimit çnjerëzor, na kujton se rrëzuam shtatoren e bronztë të diktatorit e mbajtën për tre dekada bustet e gjalla të ngjizura nga ajo diktaturë 50 vjeçare.
Ende sot jetojmë në trazicion të pafund e vuajmë nga kulti i individit i nje regjimi që përsëritet dhe përfundimisht duhet tërhequr zvarrë, duhet larguar njëherë e përgjithmonë!