Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka zënë vendin e parë në botë në listën prej dhjetë më të mirëve.
“Coach Reputation Ranking” ka publikuar listën me 10 trajnerët më të mirë në Botë për sezonin 2018-2019, teksa vitin e kaluar i pari ishte Zinedine Zidane.
Por, këtë vit, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është lideri i kësaj liste, me 82.8 pikë të grumbulluara nga 100 gjithsej. Pas tij, ashtu si në Premierligë, radhitet Jurgen Kloppi me 80 pikë.
Zidane është në vendin e tretë, ndërsa ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, dhe finalisti i Ligës së Kampionëve me Tottenhamin, Mauricio Pochettino, e kompletojnë pesëshen.
Në dhjetëshe hyjnë edhe Diego Simeone, Ernesto Valverde, Unai Emery, Carlo Ancelotti dhe Maurizio Sarri.