Çifti Kiara-Luiz ka marrë vëmendjen e të gjithëve në këtë Big Brother. Madje tashmë nëpër studio televizive edhe astrologët parashikojnë si do të shkojë ky raport kur loja të mbarojë. Jorgo Pula ka bërë me dije se në bazë të shenjës së tyre, kjo lidhje nuk do të jetë shumë afatgjate.
“Dashuria nuk njeh Big Brother, nuk njeh ndikime vetëm atë që është e drejtpërdrejtë. Luizi që është Gaforre, është në 10 ditëshin e tretë të shenjës së Gaforres. Në gen merr nga mamaja, arsyeja pse është se ka Hënën. Kemi Kiarën që është Janari, që është Saturni, që ka babain në gen. Në komunikimin që kanë të bëjnë me njëri tjetrin, marrim Kiarën, ajo jep 30% nga ajo që kupton. Kupton shumë në brendësi por nuk e shfaq. Kurse Luizi nga ana tjeter është më familjar, në komunikimin që kanë, Luizi e ka përballë Kiarën. Në rast tjetër është më perfektja në shoqëri dhe në dashuri. Po, janë bërë për njëri tjetrin. Kiara në moment të fundit e ka vendosur që të futet atje”, tha ai për çiftin.
Ndërsa për dyshen Kejsi dhe Kristi, të cilët përgjatë ditëve të fundit janë oarë shumë të afërt me njëri-tjetrin, astrologu tregoi se ata kombinohen mjaft mirë në mënyrë shoqërore dhe për biznes por nuk i shkon si një lidhje afatgjatë.
“Kristi merr nga gjyshi. Janë pozitiv por në anën shoqërore dhe mund të bëjnë biznes shumë të mirë me njëri tjetrin. Edhe martesa është kontratë. Kërkojnë pak punë më tepër, se Virgjëresha është vetëkontroll, Luani është i drejtpërsëdrejti, e po u nxeh ikën natën”,– tregoi ai.