Që pas ndarjes nga Shakira dhe nisjes së romancës me Clara Chia, Gerard Pique dhe bukuroshja kanë qenë në qendër të vëmendjes. Pikërisht kur u duk se ujërat ishin qetësuar, Pique dhe Clara Chia janë kthyer sërish në lajme. Një video është publikuar në TikTok në të cilën ish-lojtari dhe e dashura e tij dyshohet se janë dëbuar nga një restorant japonez në Barcelonë. Arsyeja ishte sepse pronari ishte një fans i Shakirës dhe kur çifti hyri në restorant, kamerieri nuk pranoi t’i shërbente. Thuhet se Clara Chia është mërzitur shumë kur ka dalë nga restoranti.
Situata mes Gerard Piques dhe Shakirës është ende duke vazhduar të diskutohet në mbarë botën pasi ata u ndanë në kushtet më të këqija të mundshme. Pas më shumë se 12 vitesh bashkë, ata nuk janë më me njëri-tjetrin pasi futbollisti e tradhtoi Shakirën me Clara-n.