BallinaAktualitetKandidati për kryeministër të Greqisë paralajmëron Edi Ramën, me sanksione!

Kandidati për kryeministër të Greqisë paralajmëron Edi Ramën, me sanksione!

spot_img
spot_img

Tashmë me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në Greqi, një nga kandidatët më potencial për kryeministër të Greqisë është  Kiriakos Micotakis, kreu i “Demokracia e Re”. Në kuadër të kësaj fushate për zgjedhjet e 7 korrikut, ai ka paralajmëruar nominalisht kryeministrin e Shqipërisë, se kur të vijë në pushtet do të vendosë sanksione ndaj Shqipërisë nëse nuk respektohen të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë.

Micotakis, partia e të cilit shihet favorite,  u shpreh se nëse Rama dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë duhet në radhë të parë të respektojë të drejtat e minoritetit grek.

“Do të ketë sanksione nëse nuk respektohen të drejtat e komunitetit grek dhe kjo ka lidhje me marrëdhënien dypalëshe. Nëse do Rama të kemi marrëdhënie të mira, të respektojë të drejtat e minoritetit grek.”

Edhe pak ditë më parë kryeministri aktual Aleksis Cipras gjatë prezantimit të programit elektoral paralajmëroi Shqipërinë, se nuk do të merrte dritën jeshile për në BE në rast se nuk plotësohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet që vendi ynë ka ndaj minoritetit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular