BallinaKronike“Të gjithë shqiptarë”, mjekët japin detaje nga gjendja e të plagosurve të...

“Të gjithë shqiptarë”, mjekët japin detaje nga gjendja e të plagosurve të autobusit nga Shqipëria: Një grua rëndë!

spot_img
spot_img

Të gjithë personat e aksidentuar sot në autobusin me targa shqiptare në Kroaci, janë shtetas shqiptarë. Kështu bëjnë me dije mediat kroate. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:43 në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit. Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar, si pasojë e përmbysjes së autobusit në autostradën A1.
“Index.hr” raporton se njëri nga personat e lënduar ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa të tjetër po trajtohen në spitalet në Karlovc dhe Ogulin. Drejtori i spitalit në Ogulin, Davor Vukelja tha se një paciente e moshuar është në rrezik për jetën dhe se gjendjen e saj është e rëndë.

Po ashtu rëndë janë plagosur dhe dy pasagjerë të tjerë, të cilët ndodhen në repartin e kirurgjisë, por gjendja e tyre është më e mirë, ndërsa personi i katërt që po trajtohet prej tyre është një grua më e re, e cila ka pësuar lëndime të lehta.
Në spitalin e Karlovacit janë pesë pacientë duke u trajtuar dhe të gjithë janë në gjendje stabël. Drejtoresha e spitalit Ivana Kovaçiç, deklaroi se të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu mësohet se këta persona janë shtetas shqiptarë dhe të gjithë mbi 50 vjeç. Në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular