BallinaKulture“LOTI NË SYTË E NËNËS”/Cikël poetik me 12 poezi nga Tomor Kotarja,...

“LOTI NË SYTË E NËNËS”/Cikël poetik me 12 poezi nga Tomor Kotarja, marrë nga vëllimi “Lajme nga dieli”

spot_img
spot_img

Nga Tomor Koratja

SHI DHE DASHURI

Na zuri shiu. Ishim të dy…

U lagëm gjer në palcë Si të dehur ecnim

Të zhytur thellë Në dashuri;

Ishim nën strehëza Si të zënë në grackë, Kur qielli shkrepi Oshëtimë e dackë…

Atë ditë desha Që shiu

Të mos pushonte; Me nge e pa kohë

Ngjeshur të dy bashkë;

E dita nuk mjaftonte E zemra nga zjarri Digjej e gufonte!

Ishte i ëmbël shi, Ishte një ëndërr shi Ishte zjarr,

Ishte nostalgji Ishte puthje,

Më shumë dashuri

Tokadë e fugë Për mua,

Për ty

Për ne të dy!

Tani,

Sa here ka re në qiell Dua të bie shi

Të dalim bashkë nën streh Të çmendur si unë e ti, Fëmijë sy më sy.

Për zemrash të kapur, Në shpirt të lagur, Gjer në qiell zgjatur, Gjer në renë gri

Të rrokur bri më bri çamarokë të prapë Si unë,

Si ti,

Si ne të dy!

NUK KA QETËSI…

As matanë qiellit nuk ka qetësi Pastaj në jetë shumë halle dalin,

I humbur jam për një psherëtimë

Për njeriun luftoj me kolerën e djallin.

Pa qetësi më shkoi jeta, si e shumë të tjerëve Në pyllin e errët të diktaturës;

Në asfaltin e zi e  akull  të  Tiranës Por nuk u tërhoqa kurrën e kurrës!

Jam lodhur. Me bryla më kanë shtyrë Por s`jam zvarritur aspak,

As në të kaluarën strukur si një maç i zi As në të sotmen mbytur në batak.

Ndaj kemi nevojë për qetësi. Për gjakun.

Për shpirtin

Pak qetësi për vargun, Për  rimën  e  shiut; Pak qetësi për nënën,

Për babain fisnik sa bjeshka

Pak qetësi për miqtë, për shokët që më duan

Pak qetësi për ç’ka heqim e për ato që kemi hequr, Pak qetësi për fëmijët e për gruan time,

Për vatrën e udhët ku jam rritur, Për themelet e shtëpisë sime

Për zogjtë në fluturim e për zallet që rrjedhin Për burimet e borës,

Për  lisin,  për  bredhin, Për mallin e mërgimtarit, Për gurin e varrit,

Për plisin e tokës, Për hirin e zjarrit,

Për ëndrrën që ruaj ka herët në shpirt, Për diellin e hënën që tokën shëndrit, Për erën, për lulen që nusërojnë brinjat, Për kalin që u plak,

Për delet e qingjat, Për krahun e fluturës,

Për krahun e tharë të rrapit,

Për ato që lindin e ato që po plaken,

Për gjithshka që  krijoi  Zoti  mbi  këtë  tokë E kismete të tjera që shpërdan nëpër botë!

Pak qetësi për sytë,

Ju që vini e ju që shkoni Qetësi për njeriun e mirë, Po ju lutet Tomi!


ELEGJI PËR HAN KOTAREN

Ti nuk ke varr gjyshi im i shtrenjtë E si mund të ketë varr një burrë?

Një burrë që përcëlloi malet e zallet

E furtunat e jetës nuk e stepen kurrë!

Jam krenar me ty Han Kotarrja Gjyshi im i mirë i rrokur me lirinë! Në Kalis, ku lind dielli dhe hëna, Mbi Kalis ku Zoti ka shtëpinë.

E fryhet Veleshica, Drin e Luma mbarë E fryn e shfryn Korab, Gjallicë e Kurorë; Kurrë me komunizmin nuk u pajtove Me një shpirt të lirë, flakadan në dorë!

Nuk e doje komunizmin me dokrra e përralla Qëndrove që fara mos lëshonte rrënjë

Si lisi në erë, si prushi në vatër Lart fluturove në qiell shqiponjë!

Përulet para teje Kalis, Kala, Bushtricë Përulet lisi, bjeshkë, gardh e gjeth Shkrihet borë e vjetër, bie borë e re Lugjet në jehonë me ty “me besa-besë”!

Eh, kësulë bardhë, si bora në male, Eh, kupran e tirqe sa të kishin hije, Eh, shpirti yt hapësirë Shqipërie, Eh, fjala jote burim trimërie!

Dorën e vë në ballin e madh sa bjeshka,

Në shpirtin tënd kam vend, gjyshi im i mirë, Malet të përulen para një mali- Burrë, Zallet si melhelm për plagët për sytë.

Pa varr të lanë, pa epitaf e ograde Të la nata e errët pa gurë e pa plis; Por mbi murtajën u ngrite duhi

Me rrënjët në tokë, madhështor si lis!

Deshën të të vrasin, nuk të vranë dot! Të të faronin… s’të faruan dot,

Të të shkretonin, s’të shkretuan dot, Të të harronin, s’të harruan dot!

Ka ngrirë vala e Drinit, shkëmbi e pragu,

Ka ngrirë fyelli i erës, ka hesht zogu bjeshkës Ka shtang plis i dheut dhe lulja e malit

Ky Han Kotarja i buzëqesh dhe vdekjes!

Lavdi e ymër paç, o Han Kotarja, Përulet mbi ty e gjithë Luma mbarë! Një hënë e  re  flen  në  ballin  tënd, Një diell lind, bash si prush e zjarr!

urtaja, veremi, thoshte Han Kotarja Pabesë po na ha, pa fe po na shtyp…

Kur dielli perëndoi nga trojet shqiptare Me diellin iku gjyshi në Amerikë…

Iku në Amerikë, në tokën e lirë

Por kurrë se harroi vendlindjen e shtrenjtë U kthye me ëndrrën për Atdheun e lirë

E shqiponjë e gdhendur mbeti në shkrep!

Dhe iku. La shpi, la shpirt, la grua e fëmijë Iku. La ëndërr, la udhë, la gjurmë e shpresë Iku. La male, la emër, la vatërr e zjarr

La dimër, la borë, gjethe, fjalë e besë .

Ndrrohen stinët e motet në Kalis matanë, Hapen udhë e shtigje në borën e  ngrirë; Hej ky Han Kotarja si erë e suferinë

Digjet, përvëlohet me shpresë për Shqipërinë!

Erdhi. I varrur, i tretur Kalisi në shpat mali, E tretur vatra, pa udhë udha, të mpira malet Shëllirën e ngjyejnë e kolliten zallet Diktatura egër nuk ndalet, nuk ndalet…

Shfryente kushedra, kushedra villte vrer Por kulla e Kotares nuk bie, nuk trembet Dhe sikur ky diell të shuhet, të fiket, Sikur kjo bjeshkë nga rrënjët të shembet.

Kërruset Kalisi, Lumë, Korab, Gjallicë, Kërrusur lisat, përrenj e Drini i Zi, Kërrusen shpresat, ëndrrat nën një plis Ky Han Kotarrja shfryn e shfryn duhi!

Shpirt i paepur, zemër e pashuar

I lirë si shqiponjë, si arushë malesh Nuk e ndal stuhia, rrebesh e tradhëtia

Se ndal komunizmi shpirtn’e Han Kotares!

Ai ishte dhe është në çdo prag e gur Ai ishtë ai ecën në çdo shpat e udhë

Ai mbetet flakadan shkëmb i gjallë, flamur Gjëmon Han Kotarrja syzjarr e zemër burrë!

Gjëmë e lot Drin i Zi, Veleshice e Pereshticë Jo,ky Han Kotarrja gjallë nuk kapet kurrë! Jo,nuk kapet trimi që i  thotë  vetes  burrë Ulet mbi Korab me ballin mbi Lumë!

Ligshtohet trimi, në gjunjë i bie Kalisit Nanës e babës, fëmijve e gjithë fisit;

Jo gjallë për besë në dorë të komunizmit! E bie, si ç bien burrat e hije i ka lisit!

A ndie  o  gjysh  puhizën  e  maleve, A ndie o gjysh amanetin e varreve, A ndie o gjysh fyellin, krojet, zallet

A ndie o gjysh nipin tënd tek mallet?

Emrin e burrit na fale, nder  e  krenari Një ëndërr, një shpresë për demokraci Urtësinë e mençurinë, besën, trimërinë Jetën për tá falur me okë për shqiptari.

Mbi ball e në sy të lind sërish dielli Cianur në gjak të derdh komunizmi

Por s’mposhtet e s’tutet kurrë Han Kotarja Në gjak e në deje valon shqiptarizmi.

Dimër ish e vend për varre s’kish

N`Korab lind një Diell, një Hënë lind sërish…!

LOTI NË SYTË E NËNËS

Rrjedh gjithmonë Edhe në gëzim

Edhe në hidhërim Si borë që shkrin Si vesë që ndrin, Si një burim.

Nënë e dashur Prekesh  shpejt. Një nënë mbart Dhimbje, ligjërime Tik-tak, tik-tak

Si zemra ime!

Tik-tak kur linda unë Kur hodha hapn’e parë Plot nur kur buzëqesh Si një pëllumbeshë

Me prehër gjithë zjarr Gjithë zjarr e plot mall!

I sëmurë sa herë isha Me lotin më shëroje Me pupla me mbuloje Me lutje  e  bekime Ilaci im ti je,

Bukuria përmbi dhe’.

Në gëzim një lot ujvarë

Në hidhërim një lot i shkarë Një përrua e një zall,

Në çdo mot në çdo stinë loti nënës cicërimë

Si melhelm, si bekim!

Nënë e shtrenjtë, Nënë e dashur

Perëndeshë e mirësisë; Dhembshurisë, bukurisë Ai lot që rrjedh në faqe Është loti i dashurisë!

Nënë, borxh të kemi shumë Dashuri pa fund e anë!

Ndaj fshi lotët, nëna ime Thinja, sy, krejt në ar Nipër, mbesa plot shtëpia Prehëri yt veç behar!

Shpirti yt një oqean Por dhe loti qelibar!

BABAIT…

Ti ishe artist babai im

Me një botë sa bjeshka… Në punime druri

Me kashtë e fije bari;

Unë isha i vogël I vogël, si gogël.

Kur më sillje pranë Gjithë zogjtë nga mali.

Ti ishe shpirtmadh, Babai im i mirë Punove, krijove; Unë isha i vogël

Si  kërthi,si  lodër Kur ngjyrat e ylberit Në prehër mi solle.

Ti ishe i dhëmbshur Babai im i mirë,

Për një valë lumi,

Për një krah pëllumbi…

Unë isha i vogël I vogël e kërthi

Mendoja,ëndëroja Të bëhesha si ti.

Kam dashur të të ngjaj Në shpirt,

Në gjak;

Në mbrëmje, Në ag;

Vrapoj drejt teje, Përulem para teje, Fëmijë para teje

Ti mbetesh Gjigand…

TË SHOHËSH PËRMES ERRËSIRËS

Vegime të cilat më shfaqen Në çdo kohë e në çdo stinë

S’mund të veçoj një varg, S’mund të haroj një rimë…

As sot, as mot, as kurrë Kur djalli para diellit Me brryla hapte udhën Kurrizit të babait.

Mirazhe nëpër erë

Që shfaqen në përpjekjet E jetës me vdekjen,

E vdekjes me jetën…

Shfaqen për njeriun

Me ëndër për të nesërmen, Mirazhe pikturojnë,

E shpresa për njerëzit.

O miqtë e mi Tutje satanain, Satanain,djallin

Djallin e shejtanin!

Të shohim njëri-tjetrin Në beben e syrit,

Të ndritë dashuria

Se vuaj si një strehëz Nën shiun e vjeshtës, Dritë e prapë dritë Nga maja e kreshtës

O miqtë e mi Ndihmoje të paudhin Të ngjitet në udhë!

Nën dritën e kandilit, Në dritën e Diellit!

U deshëm më tepër

Në ndriçimin maramendës Po harojmë mirësinë,

Po harojmë vetvetën!

Ju  shoh  e  ju  dua O njerëz të mirë, Në dhjetra imazhe, Në qindra mirazhe, Në mijra ëndërra Gëzohem e vuaj!

Thërras shpirtin e njeriut Kërkoj sytë, zemrën…

Vështrimi është i vagullt Sytë janë të mjegullt.

Vallë, ku shkoi shpirti i madh Edhe dashuria,

Ku shkoi vëllazëria
Edhe mirësia?!

KALISI, VENDLINDJA IME

Varur në shpat të malit Si një degë lisi,

Si një krah pëllumbi, Sy më sy Kalisi.

Aty belbëzova,

Aty hodha gjurmë, Aty del  një  varg, Aty rrjedh një lumë.

Aty babai im

Me gjysh e stërgjysh, Me zemrën e bardhë, Me kuparan e tirq.

Nëna, motrat, gjyshet Aty lidhin shamitë, Vajzat aty thurrin Ëndrra dashuritë.

Aty zbret hijshëm Lart që nga Korabi, Veleshicë e hijshme Si thëllënxë mali.

Pastaj bari i bjeshkës Tamël rrjedh nga gjijtë, Në Kalis mblidhen

Të gjithë yllësitë.

Mblidhen kuvendojnë Shtrojnë sixhadetë, Sorokoli i hijshëm Mbledh e pret rrufetë.

Në ograde mblidhen Guguçet në vargje, Në hijë tek lisat Flejnë të qeta varret.

Varret e të parëve Që nderuan vendin, Me pushkën në sy

Të urtë për kuvendin.

Jam me sy e zemër, Jam me mall e shpirt, Me ty në çdo stinë

Në çdo çast Kalis!

Shumë legjenda, bëma E shumë trimëri,

Kalis n’bjeshkë i lindur Krenohem me ty.

Qëndrove si trimat Në shekuj në vite, S`të shoi  as  sërbi, As bisha komuniste.

Mahmut Dac Kalisi E lëshon piskamën Se qëndron si malet Trimi Han Kotarja.

Varg or varg janë burrat Burrat e Kalisit,

Valë të lumit Drin Rrënjë e trug i lisit.

Kalisi ynë i dashur Për ty veç krenarë

Në rrugë të historisë Mbete veç në ballë!

Nuk u shove kurrë, Veç dhurove jetë Mirësi e dashuri, Këngë e qëndresë

Mbeshtes ballin tim

Në prehërin tënd o nënë; Në Korab je Diell,

Në Kurorë je Hënë.

Si Kalisin tim

Një vend nuk kam parë, Me argjend i gdhendur Me flori i larë!

NË VEND TË AUTOBIOGRAFISË

am përpjekur Dhe përpiqem

Dhe nën vetull mos më shihni! S’jam nga soji i mashtruesit, As nga lloji i korruptuesit;

S`jam i krisur Jam i djersës, Jam i tretur;

Krejt i dhembshur

Për një çerdhe të braktisur.

Dhe një gjysh Si shkëmb

Si lis

Ma  shanë, E pështynë,

Ma përdoqen, Ma vranë..

Nuk e deshi komunizmin, Nuk e deshi utopizmin Poshtërimin, Masakrimin,

Varfërinë, Manikynin…

Nuk e desh zvarritjen kurrë, Nuk desh yllin në flamur,

Raskapitjen, përpëlitjen, Shpirtin mbledhur e cfilitjen, Sytë të tretun,mendje rrjedhur, Tokë të tharrë e vatër tretur…

Jam përpjekur, Kam luftuar Dhe përpiqem, Dhe punoj, Kryelartë, Besnik e soj;

Jam një emër, Jam një zemër, Jam një gjak Në mes jush, Me ju

O njerëz!

NJË KËNGË PËR LUMËN

(Tekst për këngë)

Kur ka dhënë kushtrim atdheu Burrat e Lumës janë çu n’kam

Me pushkën syrit instikamit Drejt me hasmin ballë për ballë!

Dhe është djegë, është masakruar Tokë e gjeth, vjeshtë e verë

Por kurrë, jo, i gjunjëzuar Por kurrë, jo, pa besë e nder.

Burra të mençur, të kuvendit Luma në ballë të historisë, Sot krenar jam unë me ty

Në çdo cep të Shqipërisë.

Burra trima si lumjanët Të kuvendit e të besës

Strall e gur në tokë bujare, Lisa mbirë në log të kreshtës.

Nuk u tute përballë dushmanit Për liri, nder e atdhe,

Si sokol në ballë qëndrove E dhe jeten si me le…

Nëpër shekuj  lart  qëndrove Hej moj Lumë, të qofsha falë! Sofrën, zemrën ti e shtrove Bukë e kryp zemrën e bardhë.

Me ty bashkë u rrita unë, Brigjeve, gërxhëve, gur e zall, Në djep lisi trimërie

Lindur, rritur mal më mal.

Dhe të marr të  mbaj në gji E të ngroh si në përrallë Shpirt e gjak e soj si ti

Sa kam jetë, e të jem gjallë

LARG ËNDRRAVE

Çdo ditë larg e më larg,

Çdo ditë pranë e më pranë; Ëndrra në sirtar

Plot prush e plot zjarr.

Çdo çast pak e nga pak,

Çdo ditë shumë e nga shumë, Në sy të shoh vendi im

Jam Tomorri, jam mal e lumë.

Sa shumë lëngove në shekuj E prapë lëngon përsëri, Plagët nuk u thanë kurrë

Në paqe e në robëri.

Demonët t’u sulën në shekuj Në copa të coptuan;

Ca mori shkjau i egër,

Ca mori greku i mallkuar.

Ca mori perbindëshi në det Të tjera krajli i Zi;

Dhe ca një shtet i paqënë Dhe cung na lanë përbri.

Sot si një titan po lindesh E më jep sy e shpresë; Për ty tokë arbërore

E larë me gjak e djersë.

Me sërm e ar e larë Me  shumë  bukuri, Se ke shoqen në botë E mira Shqipëri.


DERI KUR?

(Varianti i parë)

Kaluan shumë pranvera Edhe stinë të tjera
Nuk erdhe…

Rininë e përpiu pritja e gjatë Të prita çdo çast
Të pres, po deri kur?

Thinjat po m`a marrin bukurinë Po më shterojnë fuqitë
Pra, deri kur?

Kur në frymën time Të ndjej frymën tënde Deri kur?

Eja sa jam gjallë Pritja po më vdes Deri kur?

Shpirtin e trazuar Mjaft për t’u qetësuar Deri kur të pres,
Deri kur?

Zemra shpejt do meket Do meket, do tretet Deri kur?

Për shumë
E për shumë vjet Të pres e të pres, Veten po e tres,
Gjithë ankth e gjithë shpresë, Gjithë dhimbje
E gjithe vesë!

I gjithi i zgjuar, Zgjuar i vetmuar, I gjallë e i harruar Deri kur,
Pra,
Deri kur të pres?

PRES. DO TË PRES…
(Varianti i dytë)

eri kur do të pres, deri kur?
Mos vallë të pres derisa sytë të fiken, Zemra si boçe të çahet,
Shpirti nga trupi të ndahet?!

Deri kur do të pres a s`më thua Se zemra po thahet nga pritja, Se gjaku po shprishet nga malli, Se sytë po digjen nga zjarri…

Kaluan shumë pranvera por nuk erdhe Tash thinjat ma morën durimin;
Tash dimrat mi shtuan thinjat E verërat po djegin me harrimin.

Por përsëri do të të pres e dashur Do të të pres gjer ne pafundësi; Dhe dy jetë, po të kisha edhe tri Mos e quaj trill, por quaje dashuri.

As dje, as sot, as nesër e shtrenjtë Nga pritja nuk heq dorë,
Siç nuk heq lëndina gjelbërimin As mali qeleshen me dëborë.

Vitet me lot i gatova
E një kurorë të fildishtë ndërtova, E një botë me ty ëndërrova
E një stinë pranvere dhurova…

Deri kur do të pres, deri kur!? Gjethet ranë përsëri
Dëbora malesh, thinjë më thinjë, Motet ikin, zogjtë gjithsesi…

Zoti lart, të më jap dhe pak afat Të më japë dhe pak jetë e ymër Të të shoh vetëm njëherë
Pastaj të më ngrijë, të më bëjë dimër…!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular