Trageti A/F CLAUDIA është përplasur me bankinën në Portin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur për shkak të erës së fortë, që ka bërë që trageti të këpusë çimën e krahur të djathtë dhe të prekë bankinën nga ana e ish-portit të peshkimit. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme Detare përmes një njoftimi, ku thuhet se fatmirësisht gjatë ngjarjes nuk ka pasur pasagjerë.
Ndërkohë dy rimorkiatorë kanë hyrë menjëherë në veprim dhe kanë shmangur përplasjet e rënda.
Njoftimi i plotë:
Sot në orën 18:21 në portin e Durresit ka ndodhur nje incident. Si rezultat i eres forte qe shkoi 35 m/s ne port, trageti A/F CLAUDIA ka keputur cimen e djathte dhe ka prekur bankinen nga ana e ish portit te peshkimit. Menjehere kane hyre ne veprim dy rimorkiatoret te cilet kane shmang perplasjet, dhe trageti CLAUDIA eshte lidhur perseri ne bankine me cima te tjera. Theksojme se Trageti A/F Claudia nuk ka pasur te imbarkuar pasagjere dhe automjete ne çastin e incidentit.
Pas lidhjes dhe mbajtjes me dy rimorkiatore ka filluar puna per imbarkimin e mjeteve ne traget.
Njoftojmë se ne keto çaste trageti A/F Claudia ka dalë nga porti durresit dhe eshte nisur per Ankona. Gjithashtu ju bejme me dije se te gjithë pasagjerët që do udhëtojnë sonte me linjat Durres-Bari dhe Bari-Durres se tragetet do vazhdojne normalisht ne linjat sipas orareve te percakuara ne grafik.
Drejtoria e Pergjithshme Detare