BallinaAktualitetIncidenti i rëndë me Petraq Milon në kufi/ Abazoviç: Më vjen shumë...

Incidenti i rëndë me Petraq Milon në kufi/ Abazoviç: Më vjen shumë keq, e ftoj profesorin të vijë! Nuk ka pse të politizohet, përgjegjësit do dënohen

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka komentuar incidentin e rëndë të ndodhur me profesorin e njohur shqiptar Petraq Milo në kufirin me Malin e Zi, duke thënë se është i keqardhur nga ngjarja dhe se ajo nuk ka arsye të politizohet

Dritan Abazoviç: Më vjen shumë keq që ka ndodhur. I kam kërkuar falje profesorit, masat i kemi marë menjëherë janë arrestuar aktorët e këtij incidenti më vjen shumë keq që ka ardhur deri te kjo çështje e është dukur se vjen nga Shqipëria.

Kushdo që vjen në Mal të Zi është i mirëseardhur. Nuk ka pse të politizohet kjo çështje, nuk ka të bëjë me politikën zyrtare, por me një moment që ka qenë katastrofal.

E ftoj profesorin të vijë, i kërkoj të vijë dhe atë ditë që ka ndodhur e cdo ditë me mijëra njerëz kalojë kufirin pa asnjë problem. Ndonjëherë ndodhin dhe këto gjëra ata që kanë përgjegjësi do dënohen ligji do zbatohet e na vjen keq.

I kam marrë të tëra informatat profesori nuk ka prishur radhën ka dashur dhe vetë të vejë rregull, por është bërë viktimë e këtij incidenti. Më vjen shumë keq.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular