BallinaAktualitetTurqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet me magnitudë 5.6 goditi sot...

Turqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet me magnitudë 5.6 goditi sot vendin, banorët në panik

spot_img
spot_img

Një tjetër tërmet me magnitudë 5.6 ka goditur Turqinë ditën e sotme duke ngjallur panik te banorët. Sipas deklaratës së AFAD, një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ka goditur Malatyan në orën 12:04 me orën lokale. Disa ndërtesa të dëmtuara rëndë u shkatërruan për shkak të lëkundjeve. 

Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se në orën 12:04 ka ndodhur një tërmeti, epiqendra e të cilit ishte rrethi Yeşilyurt i Malatya.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej rreth 6.97 kilometra nga toka dhe lëkundje të forta janë ndjerë edhe në krahinat përreth.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, presidenti i AFAD-it, Yunus Sezer tha: “Ekipet tona janë në gatishmëri pas tërmetit me magnitudë 5.6 që ndodhi në lagjen Yeşilyurt të Malatyas. Punimet e menaxhimit në terren vazhdojnë”.

Ndërsa erdhi lajmi se disa ndërtesa të dëmtuara rëndë u shkatërruan për shkak të tërmetit me qendër në Yeşilyurt, kryebashkiaku i qarkut Çinar tha se deri më tani nuk ka pasur humbje jete.

“Fatkeqësisht, u tronditëm edhe një herë. Nuk kemi asnjë humbje jetë deri tani, por raportohet se disa objekte janë prishur. Unë drejtoj ekipet tona atje dhe i kam bërë thirrje për kontroll për të parë nëse dikush është nën rrënoja. Ne e kishim paralajmëruar më parë që të mos hyni në ndërtesa të dëmtuara rëndë. Raportohet se disa objekte janë shembur. Kemi dërguar skuadrat, po mundohemi të marrim konfirmimin. Kam marrë informacion për 5 ndërtesa, po vlerësojmë edhe njoftimet e marra nga qendra jonë e thirrjeve. Mora informacione se disa ndërtesa u shkatërruan në rajonin Battalgazi”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular