Kryetari në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj, prezantoi këtë të dielë me strukturat e degës së Fierit, kandidaten për kryetare të kësaj bashkie, Eriselda Zotaj Çelaj.
Prezantimi u bë gjatë një takimi intuziast në selinë e degës së PD ku morën pjesë drejtues të strukturave të PD, kryetari degës Agron Kapllanaj si dhe deputetja e qarkut Fier, Eralda Tase Banaj.
Në fjalën e tyre, si kryetari Alibeaj, ashtu dhe deputetja Erlda Tase Bano, vlerësuan se kandidatura e zonjës Eriselda Zotaj Çelaj, është zgjidhja e duhur për bashkinë Fier
Bashkëngjitur dhe një prezantim i shkurtër i kandidates për bashkinë:
Eriselda Zotaj Çelaj, është propozuar nga strukturat e PD dhe përzgjedhur nga kryesia për të garuar për bashkinë e Fierit.
Zonja Eriselda Zotaj Çelaj, ka lindur, dhe jeton në Fier në një familje demokrate, të nderuar dhe me tradita.
Eriselda është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.
Zonja Zotaj Çelaj, ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Departamenti Ekonomik, Dega “Kontabilitet-Finance, Titulli Kontabilist”.
Ajo ka qenë e angazhuar në jetën publike në Fier, si në aspektin profesional, ashtu dhe atë politik.
Në politikë Eriselda është futur që në moshë të re duke qenë prej vitit 2003 pjesë e Forumit Rinor të PD dhe më pas si anëtare e Lidhjes Demokratike të Gruas, e deri me sot ne pozicionin e Kryetares se Grupseksionit dhe Anëtare e Kryesisë së Degës. Gjatë angazhimit politik ka treguar përkushtim në çdo betejë politike dhe elektorale të Partisë Demokratike.
Eriselda Zotaj Çelaj është mundësia më e mirë për qytetarët e Fierit që të kenë pushtetin në dorën e tyre dhe jo në funksion të vjedhjes e shpërdorimit të taksave tyre.