Sjellja e Luizit ndaj Kiarës ishte pika kryesore e diskutimeve sot në shtëpi. Olta tha se Kiara u tregua shumë vajzë fisnike me reagimin që bëri ndaj situatës. Sipas Oltës, pavarësisht se ajo u acarua shumë dhe u përlot, ajo nuk e hodhi për asnjë moment poshtë Luizin.
Nga ana tjetër, Armaldo tha se edhe ai e teproi me reagimin e tij dhe se donte të shikonte limitet e Kiarës.
Maestro tha se veproi gabim kur mbështeti Luizin deri në atë pikë, aq sa Kiara arriti në limitet e saj. Ai shtoi se ndonjëherë loja të rrëmben, për këtë arsye nuk u tërhoq, kur vuri re se Kiara ishte keq.