FIFA ka shpërndarë çmimet “The best” në mbrëmjen gala të mbajtur në Paris.
Çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes e fitoi Leo mesi, që pas suksesit me Argjentinën në Botërorin e Katarit u shpall lojtari më i mirë i vitit 2022.
Sa i përket futbollit të femrave, lojtarja më e mirë u shpall Aleksia Putejas.
Për argjentinasit mbrëmja nuk do të mbaronte me kaq, pasi Lionel Skaloni u shpall trajneri më i mirë i vitit, ndërsa Emiljano Martinez fitoi trofeun si portieri më i mirë i vitit.
Gjithashtu çmimin tifozët e vitit e morën pikërisht argjentinasit për atmosferën e krijuar në Katar gjatë Botërorit.
Trajnerja më e mirë u shpall Sarina Vigmen, ndërsa çmimi “Pushkash” u fitua nga Marsin Oleksi.
Ora 22:45 Mbyllet ceremonia gala.
Ora 22:40 Leo mesi fiton çmimin “FIFA The Bets Men’s Player” për vitin 2022.
Ora 22:30 Aleksia Putejas fiton çmimin FIFA “The Best Women’ Player” për vitin 2022.
Ora 22:20 Shpallet “Formacioni The Best” për meshkuj.
Ora 20:11 Shpallet “Formacioni The Best” për femra.
Ora 22:04 Tifozët e Argjentinës fitojnë çmimin “Fans The Best”.
Ora 21:58 Luka Lukoshvil fiton çmimin “Fair Play”, pasi i fitoi jetën kundërshtarit.
Ora 21:50 Lionel Skaloni fiton “Trajneri The Best”, pasi arriti triumfin me Argjentinën në Botërorin e Katarit.
Ora 21:44 Sarina Vigmen fiton “Trajnerja The Best”, pasi arriti të triumfonte me Anglinë e femrave në kampionatin Europian.
Ora 21:37 “Cmimi Pushkash” për golin e vitit i shkon polakut Marsin Oleksi.
Ora 21:30 Emiliano Martinez merr çmimin “The Best” si “Portieri i Vitit” pasi triumfoi me Argjentinën në Botëror.
Ora 21: 24 Meri Ërps shpallet “Portierja e Vitit The Best”, pasi ia doli që të shkëlqente me Anglinë në Europian.
Ora 21:11 Në skenë ngjitet Ronaldo “fenomeni”, i cili gjithashtu kujton Pele, e më pas i dorëzon çmimin “The Best” gruas së legjendës braziliane, Marcia Cibele Aoki.
Ora 21:08 Infantino kujton emrat e mëdhenj që kanë ndërruar jetë gjatë vitit të fundit, ndërsa ndalet sidomos te homazhet për Pele dhe publikohet një klip i shkurtër rreth tij.
Ora 21:00 Nis ceremonia që drejtohet nga Xhermen Xhenas dhe Samanta Xhonson, të cilët ftojnë menjëherë në skenë presidentin e FIFA-s, Xhani Infantino.
PANORAMASPORT.AL