BallinaKryesoreTakimi Kurti-Vuçiç/ Gabriel Escobar reagon pas pranimit të planit franko-gjerman: Ka ende...

Takimi Kurti-Vuçiç/ Gabriel Escobar reagon pas pranimit të planit franko-gjerman: Ka ende shumë punë për të bërë

spot_img
spot_img

Përfaqësuesi i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka reaguar pas takimit të sotëm prej disa orësh mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiç në Bruksel për të folur mbi marrëdhëniet mes vendeve.

Me të dalë nga ndërtesa ku zhvillohen punimit në Bruksel, ai është shprehur shkurtimisht, se ”ende ka shumë punë për të bërë”, rreth çështjes së marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ende ka shumë punë për të bërë. Ne do të flasim shumë më tepër në konferencën për shtyp nesër, por tani për tani kemi ende shumë punë për të bërë. Ne do te bisedojmë nesër”, tha ai

Ai bëri të ditur më tej se më shumë detaje do jepen në një konferencë të nesërme të aranzhuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, të njëjtën të cilën e kanë bërë të ditur edhe Ambasada Amerikane përmes një njoftimi për media.

Escobar kujtojmë se qe sot në Bruksel dhe u takua ndaras, me Kurtin dhe Vuçiçin, para përballjes së takimit trepalësh që do niste nga ora 17.15 por që rezultoi pa një marrëveshje të zyrtarizuar përveç miratimit gojor të propozimit evropian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular