Ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve ndaj Islandës i ka kushtuar një gjobë të majme nga UEFA Federatës Shqiptare të Futbollit, por sipas asaj që mëson “Panorama Sport”, FSHF-ja e ka apeluar këtë vendim dhe është pranë rrëzimit të saj, duke pretenduar se hedhja e sendeve në fushë nga ana e tifozëve është bërë në përfundim të ndeshjes dhe jo gjatë lojës.
NGJARJA -Goli i pësuar në fund të ndeshjes solli probleme për kuqezinjtë që u kontestuan ashpër nga tifozët, por njëkohësisht ka sjellë edhe një faturë të rëndë për FSHF-në. Kjo e fundit është lajmëruar nga UEFA se nga sinjalizimet e delegates franceze, Gislen Labe, se Shqipëria duhej të paguante një faturë të rëndë financiare, pasi ishin regjistruar shkelje të ndryshme. FSHF-ja është dënuar të paguajë 8 mijë euro për bllokimin e shkallëve publike.