Ky eshte ankimimi qe Enkelejd Alibeaj ka bere per vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri ne Gjykaten e Faktit.
Ky Ankimim eshte depozituar ne Apel dhe pritet vendimi i Gjyktes te Premten
Faktet se pse është antikushtetues dhe i paligjshëm vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri:
Fakti 1:
Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombetar ose Kryesia. Edhe kur vendoset në lëvizje mekanizimi i thirrjes së kuvendit nga 1/4, kjo kërkesë nuk zëvendëson vendimin e Këshillit Kombëtar apo të Kryesisë, por zëvendëson aktin e propozimit nga Kryetari i Partisë. Kërkesa e 1/4 sjell si efekt nisjen e procedurës për thirrjen e Kuvendit.
Fakti 2:
Formularët për thirrjen e Kuvendit nga 1/4 e anëtarëve nuk u dorëzuan në organet e përcaktuara nga statuti, por tek kryetari i Këshillit Kombëtar, i cili nuk ka asnjë kompetencë. Ai nuk njoftoi as Kryetarin e partisë, as Kryesinë, as Këshillin Kombëtar. Në këto kushte, kryetari i partisë mori nismën e thirrjes së kuvendit në 18 dhjetor. Aty nuk u depozitua asnjë kërkesë për ndryshim statuti sipas përcaktimeve të statutit të PD.
Fakti 3:
Pas njohjes me depozitimin e kërkesës nga një grup individësh për rregjistrimin e ndryshimeve statutore, PD ka njoftuar gjyqtarin Agron Zhukri se ish funksionarë të PD kanë keqpërdorur simbolet dhe vulat e Partisë Demokratike, në kundërshtim me Statutin e Partisë dhe legjislacionit në fuqi. Ligji e ndalon rregjistrimin e një akti të tillë të kryer përmes falsifikimit dhe që cënon lirinë kushtetuese të PD për të ushtruar veprimtarinë. PD i kerkoi gjyqtarit Zhukri që në dhjetor që të pushojë çështjen.
Fakti 4:
Gjyqtari Zhukri e shqyrtoi kërkesën e të ashtuquajturit Komision Rithemelimi pa njoftuar dhe pa praninë e PD-së si palë që kishte shprehur interes. Kjo u bë me qëllimin e vetëm për ti mohuar të drejtat dhe për të dhënë një vendim në kundërshtim të hapur me dispozitat ligjore dhe në kundërshtim të hapur me përcaktimet e ligjit për Partitë Politike. Gjykata nuk e mori në shqyrtim dhe as nuk ktheu përgjigje për kërkesën e PD më 22 Dhjetor.
ARGUMENTAT PSE DUHET TË PRANOHET ANKIMI NGA GJYKATA:
ARGUMENTI 1
Palë e interesuar në këtë proces është vetëm një: PD, pasi edhe Komisioni i Rithemelimit flet në emër të PD. “Vendimi qe eshte dhene dhe qe kundershtohet nuk ka marre forme te prere. Pra, nuk ka ardhur asnjë efekt i atij vendimi, përfshirë edhe ato qe lidhen me te drejten e perfaqesimit te subjektit PD. Në këtë rast, përfaqësohet nga Kryetari i partisë”
ARGUMENTI 2
Në 22 dhjetor PD paraqiti kërkesën procedurale për të marrë pjesë në proces, që është 1 nga 2 kërkesat e ligjit për t’u legjitimuar si ankimues. Në shkelje të ligjit, kërkesa për pushimin e çështjes kaloi pa përgjigje nga gjyqyari Agron Zhukri.
PALIGJSHMËRIA E VENDIMIT TË 25 MARSIT
• Nuk mori në shqyrtim për pranimin ose rrëzimin e kërkesës së PD në 22 dhjetor
• Nuk njoftoi PD si palë e e tretë, e interesuar për gjykimin e çështjes.
• Gjyqtari vendosi në 30 dhjetor pezullimin e çështjes derisa gjykata të shqyrtonte një kërkesë tjetër rregjistrimi për stautin e PD, me ndryshimet e korrikut 2021 dhe më pas dosja e themelimit të PD të tërhiqej nga Zhukri.
• Caktimi i seancës gjyqësore u bë pa u zbardhur vendimi nga gjykata. Per rrjedhijë ndryshimet statutore të 17 korrikut nuk ishin rregjistruar dhe vendimi i gjykatës nuk ishte i zbatueshëm, i formës së prerë.
• PD e apeloi vendimin për ndryshimin e statutit të 17 korrikut. “Ligjërisht vendimi nuk ka marrë formë të prerë dhe për pasojë nuk mund të jetë i depozitueshëm dhe i pasqyrueshëm në regjistrin e partive politike”. PD vuri në dijeni për këtë fakt gjyqtarin Zhukri dhe kr e gjykatës në 24 mars. Shqyrtimi gjyqësor nuk mund të vazhdonte, përsa kohë çështja ishte në apel.
• Pasqyrimi i ndryshimeve statutore të 17 korrikut është thelbësor për vendimin e Zhukrit, pasi ky statut përbën bazën për vendimin e tij të datës 25 Mars. Në vendimin që po apelohet nga PD, ai pretendon se është mbështetur në përcaktimet statutore të 17 Korrikut, por ato ende nuk ishin pasqyruar në rregjistër. Kjo do të thotë se gjyqtari Zhukri e ka patur të pamundur të zbatojë ligjin, kur mori vendimin e dt 25 Mars dhe e ka shkelur hapur ligjin në vendimarrjen e tij.
• Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin “Për partitë politike”. Vendimi është ndërhyrje e paligjshme që cënon vepmtarinë e një force politike sipas rregullave të brendshme të saj.
• Vendimi i Zhukrit vjen në interpretim të gabuar të dispozitave të Statutit të PDSH, si dhe në injorim të organeve vendimmarrëse të partisë, të regjistruar nga vetë gjykata. Vendimi në kundërshtim me ligjin konsideron një tubim të thirrur jashtë rregullave të Statutit si mbledhje të organeve të partisë që sjell efekte ligjore në organizimin dhe funksionimin e partisë.
• Vendimi i Zhukrit u mor mbi prova të rreme. Për të provuar se delegatët e të ashtuquajturit Kuvend të 11 Dhjetorit, janë të legjitimuar sipas statutit, Zhukri është bazuar në 3 prova të rreme. a) thotë se lista e delegatëve është dorezuar nga kryetari i Kuvendit Kombetar Edi Paloka, që e ka marrë listën nga dega 3 e PD. Sipas organizimit të PD, Edi Paloka ishte kryetar i Keshillit Kombëtar. Asnjë degë e PD nuk ka akses tek degët e tjera, për rrjedhojë nuk ka dijeni për anëtarët apo delegatët e saj. Dega 3 nuk është autoritet statutor për të lëshuar të tilla lista. b) PD nuk disponon asnjë aplikacion zyrtar “blue system”, siç thotë Zhukri se është shkarkuar lista e delegatëve. c) Lista e delegatëve nga FRPD dhe LDGSH është e pavlefshme. I vetmi autoritet statutor që përcakton kuotën e delegatëve të tyre (deri në 5% të delegatëve të Kuvendit) është Sekretari i Përgjithshëm. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka përcaktuar asnjë kuotë të tillë për LDG dhe FRPD për shkak se nuk ka patur mbledhje të Kuvendit Kombëtar në 11 Dhjetor dhe asnjë njoftim sipas statutit për një të tillë.
• Konkluzioni i Zhukrit se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike u thirr në mënyrë të ligjshme nga një numër anëtarësh/delegatësh më i madh se ¼ e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, nuk mbështetet në ligj, statut dhe në prova.
• I ashtuqujturi “Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike”, nuk ka tagër përfaqësimi të Partisë Demokratike dhe nuk legitimohet të vërë në lëvizje gjykatën në një procedurë regjistrimi sipas ligjit për Partitë Politike. Legjitimi nga gjyqtari Agron Zhukri i një strukture paralele, pa asnjë lidhje me institucionet legjitme të PDSH, është i pavend dhe i gabuar.
KËRKOJMË:
– Prishjen e Vendimit me Nr.3 datës 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur: “Pushimin e gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese.”.