Debati i ashpër mes Kiarës dhe Luizit u komentua edhe nga djemtë.
Armaldo: Së pari, dua t’i kërkoj ndjesë Kiarës për presionin që I krijova aty. Ne e kuptuam që ishte një lojë për nominime, por gjithësesi duhet të reflektojmë për këto veprime dhe të tërhiqemi. Sa për ta analizuar, i qëndroj atyre që kam thënë gjatë javës.
Dea: Dhe atë që the, “Pres ti bie të fikët që të tëhiqem”.
Armaldo: Dhe për atë. Thjesht na rrëmbeu loja. Kjo na bën të reflektojmë për situata të tjera.
Arbër: U bënë disa emisione, asaj po i binte të fikët, liroje të dalë, mos e mbaj të bllokuar. Po na vjen turp me dhënë komente për kështu situatash.
Zhaklin: Armaldo reflekto vetë dhe kujto çfarë ke thënë dy “Prime” e kaluara. Krahasojë këtë situatë sikur t’i kishte ndodhur vajzës tëndë në shkollë.
Armaldo: Unë nuk doja të ndërhyja, pasi ata ia dintë limitet njëri-tjetrit.
Zhaklin: Me Armanldon dua që të reflektojë, nëse Kiara do kishte qenë vajza jote dhe babai i djalit të thoshte “Po hë se s’ka gjë, se akoma nuk i ka rënë të fikët”.