Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi pasi një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash.
Mediat greke bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pak pas orës 23:00. Treni kryente linjën Selanik-Larisa dhe ishte nisur që prej orës 19:22.
Nga të dhënat e deri më tanishme, dyshohet se disa persona kanë mbetur të lënduar. Forcat e ambulancës dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.