BallinaAktualitetMilo takon Palmerin në Prishtinë: Amerikanët dhe europianët ndërhyjnë javën tjetër

Milo takon Palmerin në Prishtinë: Amerikanët dhe europianët ndërhyjnë javën tjetër

Kreu i Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo zbulon se dje është takuar në Prishtinë me Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer. Në emisionin ‘Top Talk’, Milo u shpreh se Palmer i ka thënë se dekreti i presidentit Meta është “është thjeshtë një dekret por nuk është zgjidhje, ashtu sikur se palët duhet të ulen vetë”. Milo shton se javën tjetër në Tiranë do të zbarkojnë amerikanët dhe europianët për të zgjidhur krizën, pasi deri tani kanë qënë thjeshtë monitories të situatës.

Nuk besoj se ndërkombëtarët do të rrinë duarkryq. Deri më tani ata kanë dërguar mesazhe të tilla për gjetjen e konsensusin. Dje kam takuar Palmerin në Prishtinë dhe bisedova me atë për disa minuta.I shpreha shqetësimin për rolin që duhet të luajnë SHBA për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. I fola për dekretin e Presidentit.

Ai pranoi që është thjeshtë një dekret por nuk është zgjidhje, ashtu sikur se palët duhet të ulen vetë. Po rrinë e po shikojnë pozicione të ngurtësuara. Ata deri më tani do të jenë monitorues të situatës deri në fund të javës dhe jo vetëm ata, por edhe vendet anëtare të Bashkimit Europian. Nga java tjetër do fillojnë që të rrahin fort sinjalet e alarmit. Ky është një dështim për politikën shqiptare”, deklaroi Milo.

Aleati historik i Partisë Socialiste, zhvilloi dje në orët e pasdites edhe një takim me presidentin Ilir Meta, ku theksoi se shtyrja e zgjedhjeve nuk është tabu, pasi rëndësi ka stabiliteti i vendit dhe jo data e mbajtjes së tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular