Për herë të parë në historinë e pluralizmit deputetët e opozitës votojnë vendimet politike të mazhorancës.
Edhe pse ajo ishte një Rezolutë politike dhe jo vendim ligjor, përsëri deputetët e ‘opozitës’ së re votuan si PS-ja!
Janë 25 deputetë të opozitës së re në Parlament që sot bashkuan votat me mazhorancën për të miratuar rezolutën që dënon vendimin e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.
Rudina Hajdari kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat nuk mori pjesë në votim, ndërkohë që një pjesë e deputetëve të këtij grupi kanë votuar pro rezolutës.
Nimet Musaj, kreu i Grupit Parlamentar të Pavarur, ka votuar gjithashtu pro rezolutës. Nga lista del se 25 deputetë të opozitës votuan rezolutën politike të PS.
Rezoluta kundër Metës u miratua me 100 vota pro.
Lista me emrat e deputetëve të opozitës që votuan pro rezolutës:
Eugen Bojaxhiu
Ediola Braha
Arlind Cacani
Arben Elezi
Kujtim Gjuzi
Majlinda Halilaj
Halil Jakimi
Selami Jenisheri
Ligoraq Karamelo
Korab Lita
Aurora Mara
Ervis Meco
Myslim Murrizi
Nimet Musaj
Ostaq Papa
Andi Permeti
Enver Roshi
Krenar Rryci
Ylli Shehu
Zef Shtjefni
Nikolin Staka
Edmond Stojku
Halit Valteri
Elena Xhina
Alban Zeneli