BallinaAktualitetEMRAT/Përplasja tragjike e 2 trenave në Greqi, Ministria e Jashtme: Janë edhe...

EMRAT/Përplasja tragjike e 2 trenave në Greqi, Ministria e Jashtme: Janë edhe 4 shqiptarë në mesin e viktimave

spot_img
spot_img

Katër shtetas shqiptarë janë identifikuar mes viktimave të përplasjes së dy trenave në Larisa të Greqisë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ ka bërë të ditur edhe emrat e viktimave shqiptar, të cilët janë shtetasit Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas dhe Klaudia Lato.
Ndërkohë pritet identifikimi me anë të testit të ADN për një tjetër shqiptar, i cili është deklaruar i zhdukur nga familja dhe policia greke.
Njoftimi:
Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:
Ifigjenia Micka
Pavlin Bozo
Joanis Xhollas
Klaudia Lato.
Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke.
MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular