Në shtëpinë e “Big Brother VIP2” kanë hyrë mbrëmë edhe 6 banorë të rinj. Mes tyre është Jori Delli, e cila hyri në një mënyrë të veçantë
Jori hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri duke bërë një kërcim seksual me trupën e baletit të Top Channel.
Tre muaj më parë, e ftuar në emisionin “Top Arena” në Top Channel ajo shprehu dëshirën për të qenë pjesë e formatit të Big Brother Vip.
Ndërkohë mbrëmë hynë në BB VIP edhe Sabiani, Antoneta, Qetësori, Elvis Pupa dhe Fotinia.