BallinaPolitikePlas grushti në mbledhjen e PS në Mirditë, kryebashkiaku aktual kërkon një...

Plas grushti në mbledhjen e PS në Mirditë, kryebashkiaku aktual kërkon një mandat të tretë. Socialistët e kundërshtojnë

spot_img

Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste në Mirditë, në lidhje me zgjedhjet vendore të 14-majit është shoqëruar me debate të forta, e deri ne përplasje fizike.

Burime për Panorama TV bëjnë të ditur se në pjesë e kryetarëve të kësaj force politike në Njësitë Administrative kanë kundërshtuar kandidaturën e Ndrec Dedës, për një mandat të tretë.

Ata e kanë konsideruar si një figurë të konsumuar dhe pa mbështetje elektorale, kjo sipas tyre e vërtetuar edhe përmes sondazheve.

Por këto pretendime janë kundërshtuar nga pjesa  tjetër e socialisteve qe mbështesin kryetarin aktual te Bashkise Ndrec Dedaj dhe njeri prej tyre ka goditur me grusht njërin prej përfaqësuesve socialistë qe ishte kundër kandidaturës se Dedes.

Ne këto kushte takimi është ndërprerë dhe është dashur ndërhyrja e policisë. Ndërkohë Partia Socialiste ne qendër ende nuk e ka konfirmuar emrin e kandidatit te Partisë Socialiste për Bashkinë Mirdite, ne zgjedhjet e 14-majit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular