BallinaAktualitetAl Xhazira: Shqipërinë e pret një zhgënjim i madh...

Al Xhazira: Shqipërinë e pret një zhgënjim i madh…

spot_img
spot_img

A janë të angazhuar ndërkombëtarët për krizën në Tiranë?

Kjo është një pyetje që mundon shqiptarët, sidomos kur shohin qëndrimet e disa ambasadorëve. Por qendrat kryesore europiane janë të angazhuara dhe kjo mund të shihet tek fakti se kriza në vend është ndërlidhur kaq shumë me bllokimin e nisjes së negociatave.

Portali i njohur i Brukselit, EUObserver jep lajmin e keq. Gjermania pritet që të nisë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut në shtator, kurse perspektiva e Shqipërisë duket më e zymtë.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev tha dje se është i bindur se vendi i tij do të hapë negociatat këtë vit.

Edhe rrjeti i njohur, Al Xhazira shkruan se Shqipëria duhet të përgatitet për një zhgënjim më të madh.

“Përkeqësimi i krizës politike erdhi teksa Shqipëria po shtrëngohet për një zhgënjim më të madh, me liderët e Bashkimit Europian thuajse të sigurt që nuk do e ftojnë vendin për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, që ishin planifikuar të përfundojnë në gjashtë vitet e ardhshme.

Të mërkurën, parlamenti holandez votoi kundër një ftese ndaj Shqipërisë, kurse kancelarja gjermane, Angela Merkel i tha një komiteti të Bundestagut në fillim të muajit se vendi mund të ftohet ndoshta në fillim të tetorit.

Rama u shfaq duke fajësuar kundërshtarët e tij politikë. Por edhe raportet e Komisionit Europian, të cilët janë të etur për të nisur bisedimet, kanë vënë në pah shqetësime serioze me mungesën e progresit të Shqipërisë në goditjen e krimit të organizuar të drogës, zbatimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e një gjyqësori të pavarur”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular