BallinaKryesoreKQZ njohu si kryetar të PD-së Bashën, Berisha ankimon vendimin në KAS:...

KQZ njohu si kryetar të PD-së Bashën, Berisha ankimon vendimin në KAS: Është shkarkuar nga Kuvendi i Dhjetorit dhe ka dhënë dorëheqje…

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ankimuar vendimin e KQZ, i cili njohur si kryetar të PD-së, Lulzim Bashën dhe nuk e regjistroi në zgjedhje.

Në kërkesën ankimore drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ish-kryeministri kërkon ndryshimin e vendimit duke vendosur “regjistrimin e PD të të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Partia Demokratike e Shqipërisë me kryetar Sali Berishën e kundërshton këtë vendim të padrejtë të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, si një vendim antikushtetues dhe antiligjor, i cili përmban disa parregullsi”, shkruhet në kërkesën akimore.

Berisha argumenton se Basha është shkarkuar nga anëtarësia e PD-së, si dhe ka dhënë dorëheqjen publike.

“Më datë 21.03.2022 Lulzim Basha është dorëhequr publikisht nga drejtimi i Partisë Demokratike. Prej asaj date ish-Kryetari Basha jo vetëm që është tërhequr nga jeta politike aktive, por pothuajse ka braktisur edhe institucionin e Kuvendit të Shqipërisë ku vijon ende sot e saj dite të mbajë detyrën e deputetit.

Nga ana tjetër, është po fakt i njohur botërisht se zgjedhja e Lulzim Bashës në vitin 2021 është kontestuar në Gjykatë që në Qershor 2021 nga rivalja e tij në garë Edith Harxhi. Pra paraqitja e Bashës në fletën e regjistrit të partive nuk është as aktuale dhe as përfundimtare

Së dyti, Lulzim Basha u shkarkua nga Kuvendi i PD i 11 dhjetorit 2021. Gjykata e Apelit nuk rrëzoi Kuvendin e 11 dhjetorit, por vendimin e gjykatës që urdhëroi regjistrimin e tij në regjistrin e Partive dhe urdhëroi rishqyrtimin e tij. përfshirë shkarkimin e Lulzim Bashës”, argumenton Berisha.

Argumentat ku ish-kyeministri Berisha mbështet ankimimin (Pjesë nga kërkesa)

Te gjitha faktet, indiciet dhe provat ne disponimin tonë, provojnë në mënyrë të qartë dhe te pakundërshtueshme se PD e përfaqësuar me kryetar z. Sali Berisha duhet të regjistrohet si subjekt zgjedhor nga KQZ-

1. Partia Demokratike e Shqipërisë i ka vënë në dispozicion KQZ. të gjithë dokumentacionin ligjor mbi bazën e të cilit provohet lehtësisht se kryetar i Partisë Demokratike është Sali Berisha.

2. Kushtetuta e Republikes se Shqipërisë, në Nenin 4, pika 1, parashikon se: “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit Në rastin konkret. KQZ nuk mund te refuzojë regjistrimin e PD përfaqësuar nga Sali Berisha vetëm bazuar mbi mungesën e shkresës së regjistrit të partive politike ku fatkeqësisht në regjistër vijon të mbeten të dhëna të pasakta dhe te vjetëruara, që datojnë qysh nga regjistrimet e vitit 2018

3. KOZ duhet t’a lexoje dhe interpretoje Kodin Zgjedhor në tërësinë e tij, pa i analizuar të veçuar dispozitat e ndryshme të Kodit. Konkretisht, për përcaktimin e kryetarit të një Partie Politike KQZ nuk mundet që informacion t’a barojë vetëm dhe ekskluzivisht nga regjistri i partive politike (Neni 64 Koda Zgjedhor), duke injoruar faktet e njohura botërisht 12 cilat kanë forcën e provës sipas vete Nenit 139, pika e Kodit Zgjedhor. Referuar kësaj dispozite të Kodit Zgjedhor, përcaktohet shumë qane se “Per faktet, të cilat janë të njohura botërisht, si dhe për ato fakte, të cilat jane te ditura per KQZ-në, për shkak të funksioneve të saj nuk nevojitet verifikim zbatuar në rastin konkret rreth problematikës së pasqyrimit e emrit të Kryetar të PD në registrin e partive politike, per te zgjidhur drejt çështjen e regjistrimit 1 subjekt zgjedhor, KQZ Lishte detyrimin që të merrte në Lisnsiderand edhe faktet e njohura botërisht, siç janë konkretisht

(i) Shkarkimi i Lulzim Bashës nga anëtarësia e PD në Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021 dhe e konfirmuar me Referendumine dates 18 Dhjetor 2021

(ii) Dorheqjen publike të Lulzim Bashës në datë 21.03.2022, si edhe

(iii) Zgjedhjen e Sali Berishës si Kryetar i PD pas referendumit të anëtarësisë në Maj 2022.

4. Nisur nga sa më sipër, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mund të merrte në shyrtim fare kërkesën për regjistrim të paraqitur nga përfaqësuesit e ish-Kryetarit të PD Lulzim Basha, për sa kohë janë fakte të njohur botërisht se Basha është shkarkuar nga anëtarësia e PD si dhe gjithashtu është fakt i njohur botërisht që në datë 21 Mars 2022 ky i fundit ka dhënë dorëheqjen publike nga funksioni që vijonte të mbante padrejtësisht. Në dosjen e regjistruar në KQZ në datë 05.03.2023, PD ka paraqitur edhe vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit 2021, ku një nga vendimet është edhe shkarkimi i kryetarit Lulzim Basha. Po ashtu, është fakt i njohur botërisht se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen me vullnet të lirë në 21 Mars 2021. pas disfatës së tij elektorale në zgjedhjet e pjesshme vendore.

5. Për sa kohë lajmi i dorëheqjes së Lulzim Bashës ka qënë publik, i transmetuar gjerësisht nga mediat vendase dhe të huaja, gjykojmë se edhe KQZ mund të kishte marrë dijeni lidhur me këtë fakt të njohur botërisht edhe për shkak të funksioneve të saj në organizimin e proceseve zgjedhore të subjekteve apo partive politike.

6. Sidoqoftë, me këtë ankim, ne kërkuesit po paraqesim edhe prova të publikimit të lajmit faktit të njohur botërisht. se më datë 21.03.2022 Lulzim Basha është dorëhequr publikisht nga drejtimi i Partisë Demokratike. Prej asaj date ish-Kryetari Basha jo vetëm që është tërhequr nga jeta politike aktive, por pothuajse ka braktisur edhe institucionin e Kuvendit të Shqipërisë ku vijon ende sot e saj dite të mbajë detyrën e deputetit.

7. Nga ana tjetër, është po fakt i njohur botërisht se zgjedhja e Lulzim Bashës në vitin 2021 është kontestuar në Gjykatë që në Qershor 2021 nga rivalja e tij në garë Edith Harxhi. Pra paraqitja e L. Bashës në fletën e regjistrit të partive nuk është as aktuale dhe as përfundimtare.

Së dyti, Lulzim Basha u shkarkua nga Kuvendi i PD i 11 dhjetorit 2021. Gjykata e Apelit nuk rrëzoi Kuvendin e 11 dhjetorit, por vendimin e gjykatës që urdhëroi regjistrimin e tij në regjistrin e Partive dhe urdhëroi rishqyrtimin e tij përfshirë shkarkimin e Lulzim Bashës dhe së treti, Lulzim Basha dha dorëheqjen më 21 mars 2022.

8. Nëse trajtojmë vetëm dorëheqjen, vlen të theksohet se Kushtetuta dhe ligji e Lohin dorëheqjen si mekanizëm kryesor për përfundimin e parakohshëm të një mandati kushtetues (presidenti, deputeti kryeministri, etj) apo ligjor. Kur jepet dorëheqja nuk ka diskutim sepse është akt individual vullneti. Pasoja është përfundimi i menjëhershëm i mandatit. Për t’u rikthyer në mandat duhet që personi të rizgjidhet apo riemërohet. Statuti i PD ka të njëjtat parashikime. Kur një kryetar dorëhiqet, duhet zgjedhur një i ri. Në periudhën e ndërmjetme. Këshilli Kombëtar duhet të zgjedhë një nga nënkryetarët që të ushtrojë përkohësisht detyrën e kryetarit deri sa të zgjidhet i riu (jo deri sa të zgjohet i vjetri).

Lulzim Bashës i ka mbaruar mandati edhe me statutin e tij të korrikut 2021. Meqenëse Keshilli Kombëtar nuk është mbledhur të zgjedhë një nënkryetar të përkohshëm, nuk ka një kryetar në detyrë as sipas atij statuti të Bashës që më pas u shfuqizua më 11 dhjetor 2021.

9. Te vendosësh në fletën e votimit emrin e Lulzim Bashën si kryetar të PD, pavarësisht se PD ka zgjedhur kryetarin e saj Sali Berisha, nuk eshte gje tjetër veçse konfuzion, keqdrejtim dhe mashtrim i qëllimshëm i zgjedhësve, pra shkelje e barazisë në zgjedhje. Po ashtu, të pretendosh të regjistrosh një subjekt zgjedhor me nje kryetar të dorëhequr para 1-viti, vetëm se emri i tij ka ngelur aksidentalisht në fletën e regjistrit të partive politike sot që flasim, përveç shkeljeve ligjore (veprim ky juridik absolutisht i pavlefshëm për shkak se po tentohet në mashtrim të Ligjit) nuk është gjë tjetër veçse tentativë për të penguar opozitën të garojë në kushtë të barabarta me PS dhe partitë e tjera politike. Ndaj KQZ është para sprovës më të madhe në 32 vite: Do të bëjë drejtësi duke regjistruar PD me kryetar Sali Berisha, siç e ka përcaktuar vota e anëtarëve të saj, apo do të regjistrojë një vulë që i ka humbur kryetari prej mëse 1-viti?

10. Nga ana tjetër, të gjitha të dhënat e prezantuara nga Partia Demokratike e përfaqësuar nga Kryetari Sali Berisha janë të sakta, reale, të përditësuara dhe në përputhje me ligjin. Aktualisht. mos-fshirja e emrit të Lulzim Bashës dhe mos-pasqyrimi i emrit të z. Berisha në regjistrin e partive politike vjen si rezultat i zvarritjeve të qëllimshme të vendimeve gjyqësore, me qëllimin e vetëm demtimin e opozites reale në vend dhe shkeljen e barazizë në zgjedhje për të favorizuar deri në fund mazhorancën qeverisëse.

11. Edhe vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit, i shpallur jo pa qëllim të premten vetëm 3-ditë para skadencës së afatit maksimal të lejuar nga Kodi Zgjedhor për regjistrimin në zgjedhjet vendore të subjekteve politike, tregon për paramendim lidhur me zvarritjen me gati 1-vit i atij procesi dhe lënia e gjykimit në limitet kohore. Pavarësisht se vendimi i marrë nga apeli rezultoi një vendimmarrje e ndërmjetëme, ndaj të cilës lejohet rekurs i veçantë në Gjykatë të Lartë, (pra nuk rezultoi një vendimi formes se prere), sërish efekti i tij ishte që direkt apo indirekt të pengohej apo vonohej regjistrimi si subjekt zgjedhor i Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën.

12. Ndryshe nga dosja e plotë dhe e saktë e paraqitur nga Partia Demokratike me kryetar Sali Berishën, dosja tjetër a ardhur në KQZ me firmë dhe vulë të ish-Kryetarit Basha, tregonte jo vetëm mungesë të theksuar dokumentacioni, por dëshmon gjithashtu edhe për mungesë serioziteti:

13. Së pari, te gjithe e kuptuan se “Autorizimi” i pretenduar se ishte nënshkruar nga Basha para 1 viti (mban datën 18 Mars 2022), në fakt shfaqte dyshime tek çdokush se mund të ishte fabrikuar para pak ditësh. Një shkrest pa numër protokolli, nuk garanton aspak se data e saj të jetë data reale, për sa kohë numri i protokollit lejon gjurmimin e shkresës së pretenduar. Shkresa në fjalë pretendohet se është nxjerrë nga zyrat e PD në 18 Mars 2022, vetëm 3-ditë para dorëheqjes publike të Bashës. Por edhe gjuha e formulimit të asaj shkrese duhet të ngjallte dyshime serioze tek Komisioneri dhe tek KQZ, veçanërisht ku në shkresë flitet për “datë të caktuar nga Presidenti i Republikës në një kohë që koha e brendshme e shkresës ishte e para 1-viti dhe me llogjike duhej të përdorej koha e ardhme datën që do te caktoje Presidenti… Ky element i fundit, i parë edhe nga mungesa e nr. të protokollit te shkresës, ngre dyshime serioze se kjo shkresë nuk është hartuar në kohën dhe datën e pretenduar (18 mars 2022), por mund të jetë fabrikuar kohët e fundit, sidoqofte pasi data e zgjedhjeve te 14-majit ishte shpallur nga Presidenti i Republikës. 14. Se dyti, sikundër e evidentoi edhe Komisioneri Celibashi në seancën publike të datës 09.03.2023, ky “autorizim i paraqitur nga përfaqësuesi i L. Bashës, nuk mbart elementët e duhur nga forma dhe substanca, pikërisht sepse nuk akti është i qartë dhe shterues lidhur me delegimet, si dhe lë vend për më shumë se një interpretim lidhur me regjistrimin e partisë për vendore të 14-Majit 2023, për sa kohë autorizimi parashikon “Regjistrimin në zgjedhjet e përziheshme vendore të vitit 2023” dhe nuk ka përcaktuar saktë emrin e zgjedhjeve (duhet të ishte: “zgjedhjet e organeve të pushtetit vendor te 14 Majit 2023”).

15. Së treti, edhe sikur autorizimi të ishte plotësisht i rregullt në formë dhe përmbajtje, fakti i njohur botërisht se Lulzim Basha nuk është më kryetar i PD pasi ka dhënë dorëheqjen në datë 21.03.2022 do të bënte që të pushonin tagrat e përfaqësimit fill me dorëheqjen e tij. Pra autorizimi i tij sot ka zero fuqi juridike. Autorizimi apo delegimi i kompetencave marrin fund në çastin kur personi që delegon nuk ka më personalitet juridik apo nuk gëzon më të drejtat apo detyrimet që pretendon se po delegon për të ardhmen. Pas uajit maj 2022. Partia Demokratike ka një Kryetar të ri të zgjedhur dhe ai është Sali Berisha. Z. Berisha ka dhënë autorizim që PD-në në KQZ t’a përfaqësojnë të poshtëshënuarit dhe jo personat e tjerë të paraqitur në këtë seancë përpara KAS.

16. Se katërti, mos-nënshkrimi i deklaratës së përgjegjësisë personale nga Basha, pra nga ai që pretendon se qenka sërish kryetar i partisë, por nënshkrimi i kësaj deklarate nga një person i trete i autorizuar nga ky i fundit, padyshim që përbën shkelje ligjore për sa kohë, në mashtrimi të ligjit, është tentuar të regjistrohet subjekti duke shmangur dhe bërë jo-efektive angazhimin solem, i detyrueshëm për KQZ

17. Pra përfundimisht, duke mos-marrë për bazë faktet e njohura botërisht, sikundër kjo përcakutohet edhe nga vetë Kodi Zgjedhor – Neni 139, pika 1 e tij – Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në gjykimin tonë ka shkelur Kodin Zgjedhor, procedurat dhe ligjin duke vendosur mospranimin e regjistrimit të PD përfaqësuar nga z. Sali Berisha si subjekt zgjedhor.

Nisur nga sa më sipër, KAS duhet të ndryshojë vendimin objekt ankimi të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për sa ka vendosur mosregjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Sali Berisha.

Njëkohësisht, kërkojmë nga ana e KAS, ndryshimin e vendimit objekt ankimi, duke detyruar KQZ që të beje regjistrimin e Partisë Demokratike me Kryetar Sali Berisha, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme vendore te dates 14.05.2023, në përputhje me parashikimet e nenit 64, 139 e vijues të Kodit Zgjedhor dhe sipas jurisprudencës së krijuar nga vetë KQZ me vendimin e saj nr. 230 dt 27.04.2019, sipas dokumentacionit që do të gjeni bashkelidhur.

Përfundimisht, bazuar mbi sa u argumentua me lart, Partia Demokratike e Shqipërisë

Kerkon:

1. Kundërshtimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 158, datë 09.03.2023: dhe

2. Ndryshimin e vendimit duke vendosur. Regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të përfaqësuar nga Kryetari Sali Berisha, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular