BallinaKryesoreZgjedhjet e 14 majit, Enkelejd Alibeaj ankimon në KAS vendimin e KQZ-së

Zgjedhjet e 14 majit, Enkelejd Alibeaj ankimon në KAS vendimin e KQZ-së

spot_img
spot_img

Enkelejd Alibeaj ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve. Alibeaj kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ-së për mosregjistrimin si subjekt zgjedhor. Kujtojmë se KQZ shtyu vendimin për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa i la 48 orë në dispozicion për plotësimin e dokumentacionit.

Më herët sot, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Alibeajt Indrit Sefa ka deklaruar nga jashtë ambienteve të KQZ se nuk do depozitohet asnjë dokument shtesë nga ana e palës së tij dhe se dokumentacioni i depozituar është i plotë.

Ai bëri thirrje që KQZ duhet të marrë një vendim sa më shpejt dhe të mos pritet ora 12:00, ashtu siç e parashikon dispozita ligjore, ndërsa tha se sa i përket deklaratave të kreut të KQZ, Ilirian Celibashi, se lojërat politike nuk kanë vend në këtë godinë.

I pyetur se çfarë rruge do ndiqet nëse KQZ vendos të mos e regjistrojë palën që ai përfaqëson, Sefa u përgjigj se do ndiqen vetëm rrugët ligjore.

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular