Sfidat e javës nga Vëllai i Madh kanë vënë sërish përballë njëri tjetrit Luizin dhe Oltën.
Ata duhet të qëndrojnë deri të martën të veshur me të njëjtën bluzë, pra të flenë bashkë dhe të lëvizin bashkë gjatë gjithë ditës përveç rastit kur duhet të kryejnë nevojat personale.
Të gjithë banorët zgjodhën nga një gogël dhe personat me të njëjtin numër do të vishnin të njëjtën bluzë.
Rastësia e deshi që dy rivalët në garë, të bëhen bashkë edhe në sfidën e përbashkët përkundrejt banorëve të tjerë.
E gjithë situata u shoqërua me të qeshura nga Arbana dhe nga dyshja veçanërisht në momentin e nominimeve kur ata u futën bashkë në dhomën e rrëfimit.
Pas dhënies së emrave Luizi i kërkoi Oltës të largohen por kjo e fundit kishte një përshëndetje për bashkëshortin e saj.
“O Dor si e duron”, tha Luizi duke u drejtuar nga kamera. Ndërkohë që më pas, Luizi tha se po të mos ishin Kiara dhe Dori, ai dhe Olta do kishin qenë çifti perfekt. Arbana dhe e gjithë studio shpërthyen në të qeshura.
Çifti që mban më gjatë bluzën, do të ketë edhe një avantazh në lojë.