Analisti Kreshnik Spahiu thotë se ish-kryedemokrati Lulzim Basha është pjesë e një skenari ndërkombëtar për të goditur ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se diplomatët nuk reaguan pas vendimit të Komisionierit Shtetëror të Zgjedhjeve për mos regjistrimin e PD
Sipas Spahiut, ky grup diplomatik i përfshirë në këtë skenar, kërkon shkrirjen e Berishës ose shkrirjen e PD.
“Unë besoj se Lulzim Basha është pjesë e një skenari ndërkombëtar. Po ta vini re, sot diplomatët nuk kanë folur për vendimin e KQZ-së dhe ky është lajmi. Ndonëse ata i monitorojnë zgjedhjet, ndonëse takuan grupin Alibeaj, sot pas vendimit të Celibashit, nuk kanë reaguar negativisht, për të ushtruar presion që logo e PD që të jetë në zgjedhje.
E dini pse? Ka dy arsye. Kanë një vendim të qartë strategjik. Ai grup diplomatik që është pjesë e këtij skenari, ose shkin Sali Berishën, ose shkrin PD”, theksoi ai.
Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se Basha mund të rikthehet në 15 maj, nëse Berisha humb në përballje më Ramën në zgjedhjet e 14 majit.
Kjo me qëllim, sipas tij, që Bashës t’i jepet legjitimiteti që të krijojë një parti të re dhe të largojë Berishën
“Bashën e kanë këshilluar çfarë do të bëjë. Mund të ndodhë që Bashën e pengojnë të hyjë në zgjedhjet e 14 majit për ta rikthyer në 15, për t’i dhënë legjitimitet si pasojë e humbjes, nëse do të ndodhë, në përballjen Rama-Berisha. Për t’i dhënë legjitimitet për ngritjen e në partie të re politike dhe për t’i thënë rivalit të tij brenda llojit: largohu se humbe thellë përballë Ramës, pa të marrë ne vota”, tha Spahiu.