Nga Azgan Haklaj
Të dashur demokratë!
Të dashur demokratë!
Mos u mashtroni.
Në demokraci fuqia elektorale e individit është tek vota.
Gjithsecili ka vetëm një votë.
Është deklaruar publikisht dhe konfirmuar zyrtarisht se Ilir Meta dhe sekti i tij do të mbështesë kandidatët vulëhumbur të foltores, ndërsa foltoristët dhe Sali Berisha do të investohen në këshillat bashkiakë duke mbështetur listën Meta & Dule.
Në këto kushte të pamundësisë për negocim serioz PDSH-ja duhet të vendosë kandidatët e vet në çdo nivel dhe ti bëjë thirrje gjithë demokratëve të Shqipërisë ti votojnë.
Çdo kandidat që del jashtë siglës së PD është vetëperjashtuar.
Çdo primaristë që deshiron të garojë nën siglën tonë është i mirëpritur.
Asnjë apel demagogjik që i shërben interesave meskine private nuk do të jetë afatgjatë.
Rrugët tona janë ndarë.
Ne kemi koalicionin euroatkantik, ata koalicionin e mbeshtetur nga boshti Moskë-Athinë-Beograd.
PD-ja ka lindur si shpresë dhe është sulmuar gjatë misionit të saj,por ka mbijetuar e kurrë nuk do të asgjesohet.
Demokratët konservatorë jetojnë e veprojnë mbi parime strikte e fisnike demokratike e kombëtare.
Zërat jo zyrtarë që flasin për mbështetje parciale kandidatësh e këshilltarësh nga PD-jo janë dashakeqe dhe përpjekja e fundit për të demtuar atë në misionin e saj për mbrojtjen e vlerave të demokracisë dhe shkapjen e shtetit nga kthetrat e trekëndëshit të Bermudës.
PD-ja ka fuqinë, vullnetin, moralin, kapacitetet intelektuale dhe njerëzore si kundër dhe programin dhe legjitimitetin për tu përfaqësuar në çdo cep të territorit të Republikës së Shqipërisë.