Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me mocionin e shkarkimit që maxhoranca kërkon të bëjë ndaj Presidentit.
Në një reagim në Facebook, Blushi thotë se që nga momenti që Presidenti i Republikës është betuar me dorën mbi Kushtetutë, ai i përket vetëm Republikës dhe se Mocioni i çunave të Shijakut që kërkon të instalojë Narko Republikës do të marrë përgjigjen e merituar.
Tedi Blushi: Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para!Shqipëria si gjithë Europa!