Nga Rexhep POLISI/
E diela 19 marsit ishte një ditë e veçantë për Bërzeshtën. Pas vendosjhes së buqetave me lule në memorailin e dy poetëve në qytetin e Librazhdit, në Fanjë, në shtëpinë e Bedri Blloshmit, u përurua dhoma muze e dy poetëve martirë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka në ditëlindjen e tyre. Aktiviteti u organizua nga deputeti Bujar Leskaj dhe morën pjesë artisti i mirënjohur, Bujar Asqeriu, profesori Bardhosh Gaçe, skulptori i njohur, profesor Sadik Spahia, i cili i përjetësoi dy poetët në memorialin në qendër të Librazhdit, si dhe shkrimtarë, poetë, artistë, gazetarë, miq dhe familjarë.
Ndërsa Bedriu po prezantonte detajet nga dhoma muze e poetëve, i vjen një mesazh nga Profesor Sadik Bejkos, i cili njofotonte se vëllai i tij kishte ndërruar jetë. Bejko kishte njoftuar Bedriun se nuk do të merrte pjesë në këtë aktivitet sepse ndodhej në Berat tek i vëllai që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Po ashtu, edhe shkrimtari Rudolf Marku njoftoi se, me gjithë dëshirën e madhe për të qënë i pranishëm, e kishte të pamundur për shkak të një angazhimi.
Bedriu na njohu me përndjekjet e gjithë familjes Blloshmi, me vrasjet, burgosjet, internimet, me dëshmitë, fotot arkivore të familjes Blloshmi, të Vilsonit dhe Gencit, dorëshkrimet, librat, korrespodencën e poetëve. Të pranishmit u rrënqethën nga spjegimet e tij dhe filluan të lotonin për makabritetin e bërë nga regjimi komunistndaj dy poetëve dhe gjithë familjes Blloshmi.
Bedriu më tej tregoi se si i gjeti poezitë e dy poetëve dhe letërkëmbimet e Vilsonit me piktoren Lume Blloshmi në arkivat e Sigurimit të Shtetit dhe profesor Sadik Bejko i publikoi në në disa libra.
“Në arkivat e Sigurimit të Shtetit, krahas poezive të poetëve, kam gjetur 32 letërkëmbime të Genc Lekës. Poezia “Saharaja” nuk është në original, por e shtypur me makinë shkrimi për arsye se, në Bërzeshtë në ato vite vinte një mësues, një Sami Hyka me pseudonimin “Lundronjësi” dhe i thotë Vilsonit se do ta merrte ta shtypte poezinë, por në fakt e kishte dërguar në Degën e Brendshme në Librazhd. “Saharanë” dhe të gjitha poezitë e tjera të Vilsoni dhe Gencit i gjeta në arkivat e Sigurimit të Shtetit”, tha Bedriu.
Po ashtu, ai tregoi se si hasën vështirësi në botimin e librave të dy poetëve martirë Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.
“Në botimin e librave hasëm shumë vështirësi sepse shumë shtëpi botuese nuk donin t’i botonin sepse në to ndodheshin edhe akt-ekspertizat letrare të Koçi Petritit, Diana Çulit dhe Muzafer Xhaxhiut për poezitë e poetëve dhe përkthimeve të shkrimtarëve francezë nga Vilsoni”, tha Bedriu.
Bedriu tregoi pse aktiviteti për dhomën muze të dy poetëve u organizua të dielën më 19 mars. “Genci ka lindur më 23 mars 1941, kurse Vilsoni më 18 mars 1948, por unë e bëra përkujtimin më datë 19 si ditë e ndërmjetme dhe si ditë e dielë. Të dy poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka u pushkatuanmë 17 korrik 1977 dhe u hodhën nga terroristët komunistë në një gropë tek përroi i Firatit”, tha Bedriu.
Ai tha se, pas rreth 20 muaj kërkimesh dhe pas shumë përkjeve të tij dhe të djalit të xhaxhait (Bukuroshit), Agim Blloshmi, i cili sot punon dhe jeton në SHBA, në prill të vitit 1993 arriti t’i gjejë ku ishin groposur dy poetët.
Më pas, Bedriu tepër i emocionuar mori diçka në dorë dhe tregoi plumbin që kishte gjetur ditën e nxjerrjes së eshtrave të dy poetëve. Ai tha se plumbin e kishte gjetur në gropë midis eshtrave. Ai tha se, rrëfimin e plotë për këtë ngjarje rrënqethësi\e e gjeni në librin e tij, “Dosja Formulare 2A Nr.1594 për të dënuarin Bedri Blloshmi”.
Të pranishmit vlerësuan punën e palodhur të Bedri Blloshmit edhe për këtë dhomë muze që u ka kushtuar dy poetëve martirë.
Shkrimtarja Entela Kasi falenderoi Bedri Blloshmin për punën që ka bërë që dy poetët, Vilsonin dhe Gencin t’i kemi në letërsinë shqipe. Ajo tha se, shtëpia Muze e dy poetëve duhet të jetë patjetër kulla ku ka lindur dhe është rritur Vilsoni, ku ai ka shkruajtur poezitë e tij.
“Veprat e Vilsonit dhe të Gencit i takojnë historisë së Letërsisë shqipe, i takojnë historisë të këtij vendi, të cilat Bedriu i ka përjetësuar. Shpresoj që t’i takojnë edhe asaj historisë së bukur të veprave të botës letrare në gjuhë të huaja. Unë kam një falendrim për Bujar Leskajn se kur ka qënë ministër kulture është nga të vetmit ministra që ka bërë shumë për dy poetët martirë, por edhe për të gjithë njerëzit e letrave në përgjithësi. Shtëpia Muze e dy poetëve duhet të jetë patjeër kulla ku ka lindur dhe është rritur Vilsoni, ku ai ka shkruajtur poezitë e tij. Sot kjo shtëpi muze është më e domosdoshme se kurrë. Si kryetare e Pen dhe si përfaqësues e një organizatemë takon të falenderoj Bedri Blloshmin për punën që ka bërë që t’i kemi të dy poetët Vilsonin dhe Gencin në letërsinë shqipe dhe shpresoj t’i kemi edhe në letërsinë e huaj. Në letërsinë e huaj ata janë në dokumentacion të përkthyera prej meje dhe të prezantuara nga profesr Sadik Bejko dhe prej meje në të gjithë botën”, u shpreh Kasi.
Shkrimtari dhe mësuesi Ardi Stefa, i cili mbeti i mahnitur nga kjo dhomë muze u shpreh se, këtu duhet të fillojë pelegrinazhi. Ai premtoi se së shpejti do të sjellë nxënësit e tij nga Vlora për të vizituar këtë dhomë muze.
“Vilsoni dhe Genci janë të përjetshëm. Unë nuk e di sa do të kem mundësi, por ju them që aq sa do të kem mundësi do të bëj që ta ndihmoj këtë muze”, tha ai.
Deputeti Bujar Leskaj tha se, me gjithë pengesat e shumta, Bedriu ka arritur që t’i marrë poezitë e dy poetëve dhe sot vepra e tyre ndodhet jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve.
“Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën sot i nderon Shqipëria, i nderon Kosova, vepra e tyre është lexuar dhe lexohet. Janë shkruajtur shkrime nga studiues, nga profesorë, ku professor Sadik Bejko është në vend të parë që nxori edhe veprën e tyre, ka shkruajtur korifeu i letrave tona, Ismail Kadare. Janë shkruajtur edhe drama, edhe tregime dhe do vazhdojnë të shkruajnë. Unë jam frymëzuar nga vlerat e qëndresës të Bedri Blloshmit, Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës dhe jo më kot në librin tim kam radhitur të parën poezinë e Vlsonit “Nëse nuk munda brengës t’i bëj ballë,/Zjarr përsëri unë kam në shpirt të djegur;/ Nëse m’i vdekur jam se çdo i gjallë, /Mirë pra, m’i gjallë jam se çdo i vdekur”.
Por Bedriu dhe vepra e tij është për t’u përshëndetur. Pas botimit të librave të Vilsonit dhe Gencit me dokumentat e hetuesisë, boton edhe librin për veten, “Dosja Formulare 2A Nr.1594 për të dënuarin Bedri Blloshmi”. Këtu shihen të gjithë ata bashkëpunëtorë që e kanë survejuar, ata operativë që e kanë ideuar, ata hetues që kanë dëshmuar, madje edhe në burg, në burgun e Spaçit, në burgun e Burrelit, edhe me përcaktime ku disa janë edhe me erma. Disa prej të cilëve u thyen në burg edhe Bedriu i thotë me atë guximin e tij karakteristik. Ashtu lavdëron dhe evokon shumë figura të ndritura që kanë rezistuar heronj të gjallë në burgjet e diktaturës. Në faqet e këtij libri ne gjejmë edhe shumë nga heronjtë tanë”, u shpreh Leskaj.
Gjithashtu, deputeti Leskaj tha se do të kërkojë përsëri në Parlament dhe do t’i propozojë Ministrisë së Arsimit që shtëpia e Vilson Blloshmit në Bërzeshtë të bëhet muze.
Artisti injohur, Bujar Asqeriu mbeti i mahnitur nga prezantimi i Bedriut me dokumenta arkivore, foto si dhe librat e botuar nga profesor Sadik Bejko për dy poetët. Ai tha se, më bëri përshtypje prezantimi i Bedriut për shkrimin e profesor Bejkos të analizës së poezisë “poeiza e vdekjes” e Vilson Blloshmit.
Po ashtu tronditës ishte edhe shkrimi i shkrimtarit Rudolf Marku ditën e varritmit të dy poetëve në Librazhd. Asqeriu, tepër i emocionuar dhe i përlotur tha se, shtëpia e dy poetëve duhet të ishte bërë muze dhe të kthehet në pelegrinazh.
Profesori Bardhosh Gaçe u shpreh se goditja ndaj Blloshmëve u bë nga regjimi diktatorial sepse kjo ishte një familje nacionaliste. Ai tha se është e domosdoshme rikosnstruksioni i shtëpisë muze. Ajo shtëpi duhet të kthehet në pelegrinazh.
“Vilson Blloshmi e Genc Leka u pushkatuan nga regjimi sepse ishin poetë të dashuruar me lirinë. Poezitë e Vilsonit dhe Gencit janë poezi të një niveli të lartë artistik”, tha ai.
Në dhomën muze ndodhen të gjitha dosjet eqë Sigurimi i Shtetit ndaj babait të Bedriut, xhaxhait të tij, Vilsonit dhe Gencit. Po ashtu të gjitha materialet e hetuesisë të montuara dhe trilluara pa asnjë provë