Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku janë miratuar kandidatët për kryebashkiakë për zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Shkodrës do i japim ofertën më të mirë ndonjëherë. Kemi shumë vesim se kandidatura e Benet Beci shkon përtej PS-së. Në Malësinë e Madhe do të shkojmë me kandidaturën e Tonin Marinaj, kryetarit aktual, i cili ka bërë një punë shumë të mirë. Në Pukë me Gjon Gjonaj, kryebashkiakun aktual. Në Bashkinë e Vaut të Dejës shkojmë me Kristian Shkrelin, zv.kryetar i Bashkisë. Një djal shjumë energjik. Në Bashkinë e Fushëarrëzit me Frank tucin, kryetarin aktual që ka investuar për Fushë-Arrëzin”, tha Spiropali.
“Gjiknuri për Qarkun Elbnasan. Për Bashkinë e Elbasanit kryetarin aktual. Në Bashkinë e Cërrikut Andi Sallën, kryetarin aktual të Bashkisë. Gjithashtu për Bashkinë e Belshit zotin Arif Tafani, kryetarin aktual. Në Bashkinë e Gramshit do të kandidojmë zotin Besjan Ajazi. Për Bashkinë e Peqinit Bukurosh Maçi. Në Bashkinë e Librazhdit Mariglen Hysa. NË Prrenjas kemi zotit Luri Belba”, tha Gjiknuri për Elbasanin.